- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
“Popi” shpartallon “UÇK- në terroriste” në serialin rus
Sat 3 Mar 2012 - 13:54
Disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një ditë të ftohtë dimri ia mësyjnë një kishe serbe. Që në hyrje vrasin tre popë serbë. Shpëton vetëm njëri. E ai është rus. Bile më i zoti sesa Rambo (Silvester Stalone). Një intro të tillë ka miniseria gjashtëminutëshe e serialit rus “Spetsnaz”, i cili transmetohet në kanalin shtetëror të Rusisë. Premiera është kohë më parë por është rikthyer me shpërndarje nga portalet serbe. Si qëllim kryesor ka paraqitjen e UÇK-së si organizatë terroriste, e popi ngadhënjen. Por në fakt ai del se është pjesëtar i forcave speciale të Rusisë, siç është edhe emri i serialit që transmetohet prej vitit 2002. Me “Spetsnaz” njihen Forcat e Sigurimit Federal të Rusisë. Miniseria shpërfaq heroin rus të kësaj force i cili në këtë miniseri del të jetë si një pop që ka mision të ruajë popullatën serbe të ngujuar në një kishë diku në Kosovë.
Me një realizim të dobët e me dialogë që përfshijnë gjuhën serbe, ruse e frënge, miniseria me regji të Andrei Malyukov e me aktorët Aleksandër Baluev, Igor Botvin e Valentin Bukin, është shkruar nga Aleksei Poyarkov e Nikolay Suslov. Kjo seri vazhdon me tregimin e historisë që shpërfaq një pjesëtar të UÇK-së, i cili pasi vret disa serbë i thotë popit rus se “do të vrasë dhe do ta shkatërrojë kishën”. Dialogu patetik vazhdon me lutjet dhe fjalët e popit rus që thotë se “nëse Zoti i tij ka vendosur që ai të vdesë, atëherë ashtu do të bëhet”. Por nuk janë vetëm forcat e UÇK-së të përfshira në këtë miniseri. Aty paraqiten edhe forcat e KFOR-it që vijnë nga kontingjenti francez. Ata paraqiten pozitivë, duke u munduar t’i shpëtojnë serbët. Por janë ushtarët e UÇK-së ata që i vrasin të gjithë pjesëtarët e KFOR-it. Por mendja terroriste e UÇK-së, sipas serialit, është edhe më e fortë. Ata detyrojnë popin rus që të qëllojë mbi fëmijët dhe gratë serbe. Por Rambo rus nuk e lejon këtë. Në këtë pjesë popi fillon t’i lutet Zotit që t’i japë forcë. E krejt papritur forca i vjen si prej qiellit. Rrëmben një mitraloz dhe shpartallon të gjithë ushtarët e UÇK-së. Në ndihmë i del edhe komandanti i KFOR-it francez. Miniseria përfundon me plumbin përfundimtar që popi rus ia jep terroristit të UÇK-së. Popi del fitimtar.
Mediat ruse i kanë dhënë një konotacion kësaj miniserie. Ato e kanë quajtur si një përgjigje ndaj filmit të yllit Angelina Jolie, “In the Land of Honey and Blood” që rrëfen një histori dashurie mes një ushtari serb dhe një grua boshnjake në kohën e luftës në Bosnjë. Filmi i Joliet është kundërshtuar nga disa media në Serbi me pretendimin se është antiserb. Javën e kaluar ato kanë raportuar se jo më shumë se 12 veta kanë shkuar në premierën e këtij filmi në Beograd. Jolie para dy javësh udhëtoi për në Sarajevë në premierën e filmit të saj atje ku deklaroi se nuk do ta vizitojë kryeqytetin serb për shkak të propagandës negative që i është bërë filmit të saj, transmeton Koha.
Por komentet në portale të ndryshme serbe ku është postuar mini seria “Spetsnaz” janë të ndryshme. Shumica bëjnë shaka me transformimin e klerikut të kishës në një ushtar të rreptë. /knninfo/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi