Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Popi"fundos"UÇK-në në serialin rus!(Video) Empty Popi"fundos"UÇK-në në serialin rus!(Video)

Sat 8 Sep 2012 - 12:37
pershkrim nga youtube

Disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një ditë të ftohtë dimri, ia mësyjnë një kishe serbe. Që në hyrje vrasin tre popë serbë. Shpëton vetëm njëri. E ai është rus. Bile më i zoti sesa Rambo (Silvester Stalone).

Një intro të tillë ka miniseria gjashtëminutëshe e serialit rus "Spetsnaz", i cili transmetohet në kanalin shtetëror të Rusisë. Premiera është dhënë kohë më parë, por është rikthyer me shpërndarje nga portalet serbe, raporton "Koha.net".

Me "Spetsnaz" njihen Forcat e Sigurimit Federal të Rusisë. Miniseria shpërfaq heroin rus të kësaj force, i cili në këtë miniseri del të jetë si një pop që ka mision të ruajë popullatën serbe të ngujuar në një kishë diku në Kosovë!

Me një realizim të dobët e me dialogë që përfshijnë gjuhën serbe, ruse e frënge, miniseria me regji të Andrei Malyukov, e me aktorët Aleksander Baluev, Igor Botvin e Valentin Bukin, është shkruar nga Aleksei Poyarkov e Nikolay Suslov. Kjo seri vazhdon me tregimin e historisë që shpërfaq një pjesëtar të UÇK-së, i cili pasi vret disa serbë i thotë popit rus se "do të vrasë dhe do ta shkatërrojë kishën".

Dialogu patetik vazhdon me lutjet dhe fjalët e popit rus që thotë se "nëse Zoti i tij ka vendosur që ai të vdesë, atëherë ashtu do të bëhet".

Por, nuk janë vetëm forcat e UÇK-së të përfshira në këtë miniseri. Aty paraqiten edhe forcat e KFOR-it që vijnë nga kontingjenti francez. Ata paraqiten pozitivë, duke u munduar t'i shpëtojnë serbët. Ndërsa, janë ushtarët e UÇK-së ata që i vrasin të gjithë pjesëtarët e KFOR-it!

"Mendja terroriste" e UÇK-së, sipas serialit, është edhe më e fortë. Ata detyrojnë popin rus që të qëllojë mbi fëmijët dhe gratë serbe. Por, Rambo rus nuk e lejon këtë. Në këtë pjesë popi fillon t'i lutet Zotit që t'i japë forcë. E krejt papritur forca i vjen si prej qiellit. Rrëmben një mitraloz dhe shpartallon të gjithë ushtarët e UÇK-së. Në ndihmë i del edhe komandanti i KFOR-it francez.

Mediat ruse i kanë dhënë një konotacion kësaj miniserie. Ato e kanë quajtur si një përgjigje ndaj filmit të yllit Angelina Jolie, "In the Land of Honey and Blood", që rrëfen një histori dashurie mes një ushtari serb dhe një grua boshnjake në kohën e luftës në Bosnjë. Filmi i Joliet është kundërshtuar nga disa media në Serbi me pretendimin se është antiserb. Javën e kaluar ato kanë raportuar se jo më shumë se 12 veta kanë shkuar në premierën e këtij filmi në Beograd.

Jolie para dy javësh udhëtoi për në Sarajevë në premierën e filmit të saj atje ku deklaroi se nuk do ta vizitojë kryeqytetin serb për shkak të propagandës negative që i është bërë filmit të saj.

Komentet në portale të ndryshme serbe ku është postuar miniseria "Spetsnaz" janë të ndryshme. Shumica bëjnë shaka me transformimin e klerikut të kishës në një ushtar të rreptë. /
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Popi"fundos"UÇK-në në serialin rus!(Video) Empty Re: Popi"fundos"UÇK-në në serialin rus!(Video)

Sat 15 Sep 2012 - 20:18
ky film esht montazha e serbis uck nuk ka vra femi po as popa kjo esht vetem gnjeshter
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Popi"fundos"UÇK-në në serialin rus!(Video) Empty Re: Popi"fundos"UÇK-në në serialin rus!(Video)

Sat 15 Sep 2012 - 20:23
Kushtrimi4 shkruajti:ky film esht montazha e serbis uck nuk ka vra femi po as popa kjo esht vetem gnjeshter

Po mo shok genjeshter eshte, sic eshte genjeshter edhe ai filmi anti-islam, po sa qete qe e thua pa, ndersa per filmin anti-islam u terrbua nerrvi a?!

Ai myftja e Shkodres te llapi njehere per keto shpifje qe na cenojne e me pas te shesi pordhe ai...

Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Popi"fundos"UÇK-në në serialin rus!(Video) Empty Re: Popi"fundos"UÇK-në në serialin rus!(Video)

Sat 15 Sep 2012 - 20:43


vujtet e shiptave ne ks po dhe lufta e uck kunder sebis
Sponsored content

Popi"fundos"UÇK-në në serialin rus!(Video) Empty Re: Popi"fundos"UÇK-në në serialin rus!(Video)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi