Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Titaniku u fundos ... për faj të Hënës Empty Titaniku u fundos ... për faj të Hënës

Sat 10 Mar 2012 - 3:18
Titaniku u fundos ... për faj të Hënës 173-300x117Ndoshta nuk ishte ajsbergu, ai që shkaktoi fundosjen e anijes legjendare Titanik. Diçka tjetër mund të ketë qenë shkaku i vërtetë. Për shembull Hëna, sipas një teorie të fundit që është hedhur nga hulumtuesit në Universitetin e Teksasit në SHBA.

Ata kanë rindërtuar edhe njëherë skemën e mbytjes së anijes gati një shekull më parë dhe kanë konstatuar se atë natë, Hëna ka qenë në një pozicion aspak të zakontë, i cili sipas tyre mund të ketë ndikuar në çakordimin e drejtimit të saj.

Kështu, sipas astronomëve David Olson dhe Russell Doescher, natën e 4 janarit të vitit 1912, ka qenë një “super-Hënë”, kur ajo ka patur një distancë minimale nga Toka.

E pikërisht ky fenomen sipas tyre, ka çuar në krijimin e një batice të lartë, të pazakontë. Më tej, ka qenë pikërisht kjo valë e fuqishme detare, që i ka lëvizur blloqet e akullit në një rrugë, prej të cilës Titanik nuk mundi të kthehej dot, duke shkaktuar kësisoj edhe tragjedinë e madhe që ne njohim nga historia.

Sipas raportit që kanë publikuar studiuesit e lartpërmendur, këto blloqe akulli, në fakt, nuk kanë ardhur direkt nga Groenlanda, siç është thënë deri tani.

Astronomi Olson shpjegon: "Kur ajsbergët lëvizin në drejtim të jugut, shpesh shkojnë në ujërat e cekëta përgjatë brigjeve të Labradorit dhe Njufoundlandit.

Por një valë e madhe e Hënës së plotë, mund t’i ketë zhvendosur ata dhe ka qenë më pas, një baticë e ulët, e cila mund t’i ketë marrë dhe i ka kthyer përsëri në Labradorin aktual, duke udhëtuar më pas në jug”.

Kjo mund të shpjegojë sipas tij edhe bollëkun e blloqeve të akullit në pranverën e vitit 1912.

“Ne nuk e dimë saktësisht se ku ajsbergu e goditi Titanikun, këtë askush nuk e di. Por ky që ne po japim, duke futur Hënën në lojë, është një skenar bindës dhe shkencërisht i vlefshëm", ka saktësuar ai.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi