Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Legjendat shqiptare ringjallen në 36 vepra Empty Legjendat shqiptare ringjallen në 36 vepra

Sat 3 Mar 2012 - 13:55
Legjendat shqiptare ringjallen në 36 vepra 02-la-kulturFolklori, arkitektura, kullat, portalet, muret prej guri, janë imazhet kryesore në të cilat piktori ka gjetur inspirim. Posaçërisht vepra e tij është e fokusuar në portretin e njerëzve, nudo dhe jetën e shpezëve. Piktori Demush Avdimetaj ka përmbledhur punën e tij disavjeçare, duke e finalizuar atë me ekspozitën personale të tetëmbëdhjetën me radhë.

Galeria e Ministrisë së Kulturës “Qafa” ka qenë stacioni ku janë takuar artistë dhe artdashës. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, i cili ka përkrahur artistin dhe njëkohësisht ka ndihmuar në finalizimin e punës për katalogun e kësaj ekspozite.

Refki Gollopeni, menaxher për kulturë në Drejtorinë e Komunës të Suharekës, ka lexuar fjalimin e profesorit Nebih Muriqi.

”Muret me dritare dhe portale, zogjtë dhe nudot, janë tri tërësi tematike nga krijimtaria në fushën e vizatimit”, ka thënë Muriqi.

”Ai percepton botën reale që e rrethon me saktësi prej artisti që sheh tej murit të padukshëm, e ndien intuitivisht, e nuancon me shkallëzim tonal plastikor në një strukturë të dendur poetike”, ka shtuar ai.

Duke e cilësuar si një piktor me stil unik, Muriqi kishte shkruar se atë e dallon fuqia e shprehjes, por edhe e prirjes së posaçme për të transponuar, ndërlidhur organikisht imagjinativen me realen.

”Avdimetaj është Homeri, i cili pikturon legjendat shqiptare”, ka thënë Gollopeni, duke përmbyllur fjalimin e tij me surprizën që i kishte bërë piktorit, kur i ka kumtuar lajmin për rrugëtimin e ekspozitës së tij. Me trembëdhjetë dhjetor të këtij viti, ekspozita e tij do të hapet në Shkup.

”Më gëzon fakti për pjesëmarrjen tuaj në ekspozitën time, kjo e nderon personalitetin dhe punën time”, ka thënë Avdimetaj në fund.

Avdimetaj është laureat i disa çmimeve. Ka marrë mirënjohje nga Kuvendi i Suharekës për kontributin e dhënë në artin figurativ (2005, 2011) nga Akademia Evropiane e Arteve në Belgjikë (2006), kurse në Gostivar më 2010 në Sallonin mbarëkombëtar mori çmimin e parë për vizatim. /knninfo/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi