Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Plevneliev: ‘Maqedonia shtrembëron historinë’ Empty Plevneliev: ‘Maqedonia shtrembëron historinë’

Sat 3 Mar 2012 - 14:43
Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev ka drejtuar kritika ndaj autoriteteve shtetërore në Shkup, lidhur me siç tha ai represionin që ushtrohet me vetëdije ndaj qytetarëve bullgarë, duke thënë se nuk mund të pastrohet truri me ndërtimin e idhujve gjigantë të mashtrimit.
Ai këto kritika i ka bërë gjatë një fjalimi që ka mbajtur para studentëve në Universitetin “Shën Klement Ohri” në Sofje.
Plevneliev, siç transmeton agjencia e lajmeve Kosovapress ka shprehur shqetësim dhe keqardhje për një realitet që nuk pranohet nga ana e autoriteteve në Maqedoni. Presidenti bullgar ka përmendur edhe personalitete të cilat ai i ka quajtur historike bullgare, e që keqpërdoren nga politika dhe letërsia në Maqedoni. Sipas tij, vepra e vëllezërve Milladinovi dëshmon qartë se ata kanë dhënë jetën e tyre për zhvillimin kulturor dhe shpirtëror të kombit bullgar.
Plevneliev ka theksuar se është e paqartë se si Maqedonia dëshiron të mohojë atë që është bullgare.
“Nuk mund të pastrohet truri me ndërtimin e idhujve gjigantë të mashtrimit”, ka theksuar presidenti bullgar, Rosen Plevneliev, i cili për herë të parë që nga ardhja e mandatit të tij ka folur ashpër mbi marrëdhëniet me Shkupin.
Rosen Plevneliev si kandidat i Partisë qeveritare Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë u zgjodh president i vendit në tetor të vitit të kaluar. Alsat-M
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi