Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Nga Maqedonia në mitingun e PD Empty Nga Maqedonia në mitingun e PD

Sun 16 Jun 2013 - 19:49
Në mitingun e Partisë Demokratike në Maqellare, një numër i madh i pjesëmarrësve nuk ishin banorë të zonës. 

Ata nuk vinin as nga zona të tjera përreth, madje nuk ishin as shtetas të Shqipërisë, por banorë të qyteteve dhe fshatrave me popullsi shqiptare në Republiken e Maqedonisë. 

Prej mëngjesit të së shtunës, një numër shumë i madh personash kane kaluar pikën e kalimit kufitar të Bllates. 

Ata deklarojne vetë se kanë ardhur vetëm për të marrë pjesë në miting.

”Ne do të shkojmë në Maqellarë për mitingun 


e Berishës, kryeministrit të të gjithë shqiptarëve. Kemi ardhur nga Dibra e Madhe, nga qyteti brenda dhe jemi vetë i gjashtë”, u shpreh një prej simpatizantëve, në kalimin e kufirit për në tokën shqiptare.

Me mjete të ndryshme, por edhe në këmbë, ata kanë përshkruar rrugën prej 7 kilometrash.

”Jemi nga Dibra e Madhe e do të shkojmë në Maqellarë, sepse do të vijë Berisha dhe ne jemi simpatizantë të flaktë të Berishës. Shumë kanë ardhur që nga Gostivari dhe priten shumë njerëz, kush me mikrobus e kush me makinat e tij personale”, dëshmon një tjetër bashkëkombas nga Maqedonia.

Fluksi me i madh ka qene disa ore para mitingut. “Jam nga Dibra e Madhe dhe kaloj kufirin për t’i dhënë përshëndetjen time kryeministrit të Shqipërisë, kryetarit të PD, Sali Berisha. Nuk kemi patur vështirësi për hyrjen, unë kam ardhur si simpatizant për të parë një tubim”, tha një tjetër simpatizant.

Pjesëmarrësit në këtë miting te “importuar” nga vendi fqinj nuk konfirmojne se ka patur organizim, por pohojne se shume te tjere ishin rruges per te marre pjese ne kete miting partiak.
/ Top Channe
l
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nga Maqedonia në mitingun e PD Empty Re: Nga Maqedonia në mitingun e PD

Sun 16 Jun 2013 - 21:06
Lajme nga Kosova dhe trevat Shqiptare!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi