Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Maqedonia bllokon prodhuesit e Kosovës Empty Maqedonia bllokon prodhuesit e Kosovës

Sun 18 Mar 2012 - 17:09
Bizneset prodhuese të Kosovës kanë shprehur akuza në adresë të Maqedonisë, për bllokimin e bizneseve të tyre.

“Kohëve të fundit është paraqitur një barrierë që ka të bëjë me eksportin e produkteve kosovare në Maqedoni, që askush në Kosovë nuk e di se çfarë dokumentesh kërkohen. Këto barriera janë të panevojshme dhe si duket kanë për qëllim vazhdimin e efekteve negative të atij raporti famëkeq, që thotë se toka e Kosovës është e helmuar”, ka thënë për gazetën "Zëri", Irfan Fusha, pronari i kompanisë prodhuese “Abi-Elif”.

“Abi Elif” është një kompani që prodhimet e saj mund të gjenden në tregjet vendore, rajonale dhe më gjerë, me afro 500 të punësuar, 200 kooperantë dhe më se 300 fermerë partnerë qoftë prodhues të qumështit, pemëve apo perimeve.

Pronari i saj ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje që është e mundur që eksportet kosovare të depërtojnë në destinacionet e caktuara.

Me probleme të njejta janë të ballafaquar edhe kompanitë "Xharra Plas", "Vëllezërit e Bashkuar", të cilët shqetësimet i`a kanë shprehur kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës. (INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi