Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mehmet Kosovari bllokon për dy orë Prishtinën Empty Mehmet Kosovari bllokon për dy orë Prishtinën

Wed 2 Feb 2011 - 1:53
Ishte Mehmet Kosovari ai i cili u kishte bërë sherrin të gjithëve. Plot tre herë kishte tentuar të dalë nga kinemaja ABC, por turma e madhe e adhuruesve ia kishte pamundësuar këtë. Si pasojë e kësaj ka ndërruar e gjithë agjenda e mysafirëve turk që kishin ardhur për të hapur edicionin e dytë të “Java e Filmit Turk” në Prishtinë.Për ndikimin që kishte pasur seriali turk “Aci Hayat”, konkretisht aktori Kenan Imirzalioglu, i njohur si Mehmet Kosovari tek publiku ynë, u dëshmua të premten. Për më shumë se dy orë, hapësira para kinemasë ABC në Prishtinë ishte e bllokuar. Do të ishte ai vendi nëpër të cilin Imirzalioglu, bashkë me aktorin e njohur turk Shener Shen dhe regjisorin e filmit “Kabadayı”, Omer Vargı, duhej të parakalonin për tu larguar nga kinemaja ABC, ku fiks në ora 15 ishte mbajtur konferencë për media. Por, një gjë e tillë rezultoi e pamundshme. Ishte Mehmet Kosovari ai i cili u kishte bërë sherrin të gjithëve. Plot tre herë kishte tentuar të dalë nga kinemaja ABC, por turma e madhe e adhuruesve ia kishte pamundësuar këtë. Si pasojë e kësaj ka ndërruar e gjithë agjenda e mysafirëve turk që kishin ardhur për të hapur edicionin e dytë të “Java e Filmit Turk” në Prishtinë. Ndonëse ishte planifikuar që ata të bëjnë një shëtitje nëpër sheshin “Nëna Tereze”, në orën 16:30, për shkaqe sigurie kjo është anuluar.
Mehmet Kosovari bllokon për dy orë Prishtinën Mehmet_kosovari_ne_prishtine
“Ka qenë e pamundur që mysafirët, posaçërisht aktori Kenan Imirzalioglu të bëjnë shëtitje në sheshin “Nëna Tereze”, sepse së pari ka qenë e pamundur të dilet nga kinemaja, përderisa nuk intervenoi policia”, ka thënë drejtori i kinemasë ABC Milazim Salihu. Si rezultat i kësaj, Salihu paralajmëroi edhe një tjetër ndërrim agjende.

“Duket se as sonte, në ceremoninë e hapjes nuk do të vijë aktori Kenan Imirzalioglu. Për shkaqe sigurie”, ka thënë ai. Edhe në konferencën për media ishte pikërisht aktori i serialit “Jetë e hidhur”, ai i cili luante rolin kryesor, megjithëse përkrah tij qëndronin emra të mëdhenj të kinematografisë turke, Shener Shen dhe Omer Vargı.

I pyetur për faktin se pse emri i tij në serialin “Jetë e hidhur” ishte Mehmet Kosovari ai është përgjigjur.
“Edhe para se të luaja në serialin “Jetë e hidhur”, kam luajtur në një serial të tillë dashurie, sepse jam njeri që e çmoj dashurinë, ndërkaq për emrin Mehmet Kosovari mund të them se ka ardhur duke u bazuar në këmbëngulësinë me të cilën njihen kosovarët në Turqi, e në rastin e serialit unë isha këmbëngulës në dashuri dhe e fitova këtë “mbiemër”, krahas emrit Mehmet”, tha para gazetarëve aktori Kenan Imirzalioglu.

Edhe pse popullariteti i tij në Kosovë u vërejt gjatë ditës së premte, Imirzalioglu nuk ishte në gjendje të thoshte asnjë fjalë në gjuhën shqipe. Nuk e kishte mësuar një të tillë as sa për ti përshëndetur adhuruesit.

“Mjafton fjala Kosovë”, tha para gazetarëve Imirzalioglu. Ndërkaq, aktori kryesor i filmit “Kabadayi”, Shener Shen ndër të tjera u shpreh i lumtur që “Kabadayi” po shfaqet në Kosovë. “Jam shumë krenar që ndodhem në mesin tuaj dhe ndihem krenar që ky film do të shfaqet sonte këtu. Por, para së gjithash i kërkoj falje publikut që do të më duhet në disa skena të jem armik i ashpër i të adhuruarit të tyre, Mehmet Kosovarit”, tha Shen.

Ndryshe, “Java e Filmit Turk”, në Kosovë është duke u organizuar për të dytën herë dhe ajo do të zgjasë pesë ditë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi