- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Një jetë s’mjafton për Hasan Prishtinën
Sun 7 Jul 2013 - 17:57
Mehmet PRISHTINA
Të merresh me figurën e njërit nga ideologët më të shquar të kombit shqiptar, Hasan Prishtina, është nderë dhe përgjegjësi. Ky nderë dhe kjo përgjegjësi më takoi edhe mua, si pinjol i tij. Unë bëra dhe po bëj aq sa mundem, edhe pse jam i vetëdijshëm se për ndriçimin e figurës së Hasan Prishtinës nuk mjafton as edhe një jetë e terë njeriu. Por, krahas punës time vullnetare, herë pas here jam përballur dhe vazhdoj të përballem me disa njerëz të papërgjegjshëm. Pavarësisht që jeta na mëson se sado që qentë lehin karavani duhet të ecë, pas shumë shpifjeve, shantazheve dhe kompolteve, mendoj se ka ardhur koha që të flas, veçmas pas përpjekjeve të disa individëve për ta përvetësuar figurën madhore të Hasan Prishtinës. Fillimisht e përgëzoj Komunën e Vushtrrisë që tek në vitin 2013 e paska gjetur trungun e Hasan Prishtinës nëpër mëhalla, që më tepër kanë nevojë për rehabilitim të moralit ndërgjegjes dhe shlyerjen e turpeve për breza më radhë. Meqë jemi të Vushtrria, opinionit po ia përkujtoj se në vitin 2009 në Vushtrri para një mase të madhe kam folur si përfaqësues i trungut familjar të Hasan Prishtinës. Në atë kohë askush nuk bëri zë. Nuk foli! Andaj as sot as Vushtrria e as ata nga mëhallët e katundet nuk kanë të drejtë që të thirren në emrin e Hasan Prishtinës. Aq më tepër ata që pretendojnë të thirren në këtë figurë kombëtare e që nuk kanë bërë asgjë për Hasan Prishtinën, që ngeli i harruar për shumë vite me radhë. Për më keq as themelet e shtëpive të Hasan Prishtinës sot më nuk gjenden, pasi u rrënuan me lejen e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, dhe mbi to u ngritën pallate shumëkatëshe në lagjen e Palancve! Vushtrria nuk ka as edhe një shesh me emrin Hasan Prishtina, e as edhe asnjë simbol që do identifikohej me Hasan Prishtinën E tmerrshme!
Komuna Vushtrri duhet të angazhohet për kthimin e eshtrave të Hasan Prishtinës dhe në kryeqendër të Kosovës do duhet të ngritët një mauzoleum e që delegacionet e huaja te mund të vendosin kurora lulesh me protokoll të shtetit, vetëm me kushtin që Kukësi do ta lejojë atë, sepse Hasani nuk ishte vetëm i një ane apo nahie e më se paku i familjes, kurse zona e Kukësit me Hasanin ka qenë e familjarizuar e jo në vendlindje ku nuk i kanë lënë asnjë shenjë të birit të saj. E sa për Yllin që i mungon i ka munguar edhe kur e kishte varrin e vjetër që ju o kuvedar vushtrrias nuk e paskeni parë më parë, i cili u rinovua me iniciativën e Pjeter Colit dhe bashkatdhetarëve tanë, të cilët i falënderoj nga zemra për iniciativën dhe kontributin.
Vetëm kështu shlyhet borxhet dhe mëkatet, sepse nuk mjafton që vetëm të fotografohesh para varrit, por edhe te kontribuosh për këtë figurë të ndritur të kombit. Dhe pasi puna është kështu për disa nga kuvendarët e komunës së Vushtrrisë dhe për ata që pretendojnë ta përvetësojnë figurën e Hasan Prishtinës, po ua bëj me dije disa të dhëna: me rastin e festimit të ditëve të Hasan Prishtinës për herë të parë në vitin 2009 çmimi i vetëm Hasan Prishtina iu nda të madhit Adem Demaçi, i cili u sponzorua nga unë; libri i parë pas lufte i botuar për Hasan Prishtinën, nga autori Bedri Tahiri, u sponzorua komplet nga unë; shtatorja e cila u vendos në vitin 2011 në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, që tashmë mbaj emrin e Hasan Prishtinës, u bashkëfinancua nga unë; marshi i të gjithë pinjollëve të familjeve të mëdha të kombit shqiptar për 100 vjetorin e çlirimit të Shkupit është bashkorganizuar, bashkëfinancuar me komunën e Qairit dhe është prirë nga unë; shtatorja e Hasan Prishtinës e vendosur në qendër të Shkupit është sponzoruar komplet nga unë, kurse komuna e Qairit mbuloi koston e rregullimit të sheshit; ideja për ngritjen e shtatores së Hasan Prishtinës në Tiranë ishte e imja dhe u mbështet dhe u fincua nga Qeveria e Shqipërisë. Unë financova edhe botimin e dy librave kushtuar veprimtarisë atdhetare të Hasan Prishtinës, njëra me kumtesa të botuara në mbi 500 faqe të mbi 40 autorëve të tri kryeqendrave dhe universiteteve të Sofjes Shkupit, Lubjanës, Tiranës dhe Prishtinës.
Në rrugëtimin tim për ngritjen e figurës së Hasan Prishtinës, në radhë të parë falënderoj Bedri Tahirin, i cili me botimin e librit mi ndezi emocionet që për pesë vite më radhe të punoj pa pushuar që 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar ta përmbyllim siç e përmenda më lartë me kurorëzim e tri shtatoreve në tri kryeqendrat shqiptare, në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë. Në Prishtinë pa iniciativën dhe përkrahjen e fortë të ish- rektorit, Prof. Dr. Mujë Rugova dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, konkretisht pa mbështetjen e kryeministrit Hashim Thaçi, kjo nuk do ishte e mundur, andaj i falënderoj nga zemra. Në Shkup realizimi i shtatores së Hasan Prishtinës u bë me përkrahjen e sinqertë të kryetarit të komunës së Qairit, z. Izet Mexhiti dhe Bekir Asani, kurse mbështetjen e fuqishme padyshim e kishim edhe nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. E falënderoj historianin Skënder Asani në Shkup, që për mua është shpirti i kombit, i cili e mban gjallë shqiptarizmin. Në Tiranë një falënderim i trefishtë i takon autorit të tri shtatoreve, të cilin e konsideroj si njeri profesionist e më fat, dekanin e Fakultetit të Arteve, z. Artan Peqini si dhe Genti Tabaku. Falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Dr. Sali Berisha dhe gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar që sponsorizuan dhe mundësuan ngritjen e shtatores së Hasan Prishtinës në Tiranë.
Tani natyrshëm lindin disa pyetja: kur u zhvilluan gjithë këto aktivitete, duke filluar nga faza e paraluftës së UÇK-së kur botohet libri e gjirohet dokumentari për Hasan Prishtinën, i autorit Nusret Pllana, ku ishin këta burra kaq të mëdhenj që e paskan dashtë Hasan Prishtinën aq shumë? Mos vallë priten deri sa të vriten e vdesin të gjithë dëshmitarët e gjallë? Pse nuk reaguan asnjëherë?! Ku ishin kur u shkrua libri i Bedri Tahirit për Hasan Prishtinën, i cili qëndroi gati dy vite në sirtarë në mungesë të mjeteve për botim? Ku ishin kur në Vushtrri me iniciativën e përbashkët me ish- kryesuesin e Kuvendit të Komunës, Ferit Idrizi dhe kolegen e tij, Xhevahire Izmaku ndihmuam këtë manifestim të parë për Hasan Prishtinën dhe me sponzorimin tim çmimi Hasan Prishtina iu nda të madhit Adem Demaçi, i cili tha se ideologjia e frymës hasaniste duhet të jetësohet e të jetë shembull për gjeneratat e reja të kombit shqiptar. Edhe disa pyetje për ju që tani keni filluar t’i bini fyllit dhe kavallit, e që e konsideroni vetën të gjithëdijshëm sa që mendoni se e njihni edhe historinë e Hasan Prishtinës: pse nuk u gjendet asnjëherë aty ku iu kërkoi vendi i juaj Palaci, Drenica, e gjithë kombi? Pse nuk erdhët në Prishtinë, Shkup e së fundi edhe në Tiranë kur u përjetësua në bronz Hasan Prishtina? Ju llafazanë që zbuloni histori të reja pse nuk sollët dëshmi të reja për figurën e Hasan Prishtinës për t’ia shtuar faqet librit të kumtesave, ku e gjithë elita shqiptare dhe ndërkombëtare shkriu dijen për këtë figurë madhore në sallën e Kuvendit të Qairit (Shkupi i vjetër) të Shkupit të Hasan Prishtinës.
Ja edhe disa të dhënat të tjera: kur para luftës së fundit Aliukaj, nga rrjedh edhe unë, deklaroheshim ashtu siç jemi pasardhës legjitim të Hasan Prishtinës, në atë kohë kumbarët e shkieve heshtnin bashkë me strajcat e tyre që i shërbyen si rrogëtarë të denjë sistemit famëkeq serb për 50 vite me radhë në funksione si: kryetarë gjyqesh apo pjesëtarë të UDB-së edhe gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së e deri milicë të privilegjuar, e që sot disa nga ta janë bërë miq me disa familje me bagazh kombëtar dhe si rrjedhojë i japin të drejtë vetës që të futen nën ombrellën e kompletuar të figurës së ndritur të kombit shqiptar, Hasan Prishtina. Në mesin e këtyre që po flas, kishte edhe të atillë që ditën fshiheshin nën petkun e UÇK-së, kurse natën raportonin në policinë dhe ushtrinë serbe të stacionuar në lagjet e tyre deri sa i vranë për t’jua bërë me dije se nuk mund të bëhen më serbë se sa serbët. Disa nga ata po t’ju bëhej ndonjë kontroll edhe sot e kësaj dite ndoshta do t’ju gjenden nëpër shtëpitë e tyre rripat e ushtrisë së shkaut, apo siç kanë dëshirë t’i thërrasin ata “opasaq”.
Një fjalë e urtë e popullit thotë: “buka e jote të vret”. Kështu më ndodhi edhe mua me disa nga fqinjë të mi të fshatit Palac, të cilët gjatë viteve te 90-ta bridhnin rrugëve të Evropës si refugjatë në Munich, ku punoja si përkthyes gjyqësor dhe u ndihmoja, duke i strehuar, kurse sot më shajnë! Po, po më shajnë! Por, besoni se ky grup njerëzish, banorë të Polacit ishin gjithmonë të privilegjuar prej pushtetit dhe për këtë gjë e di e gjithë Drenica.
A e dini ju të mençur e të gjithëdijshëm se në vend se t’i fryni fyllit dhe kavallit keni ende rast dhe mundësi të ktheheni në rrugë të mbarë, e të kontribuoni në zbulimin e fakteve të reja, duke kontribuar në studimin e arkivave ndërkombëtare, sepse figura e Hasan Prishtinës është e pashtershme.
Me këtë rast më duhet ta them edhe një gjë: kur autori i emisionit “Pa rrotulla”, Milaim Zeka me tha para një kohe se nuk është mirë të kontrollohen xhenet e disave, atë dite në studio, ai mu duk i çmendur, por tash çdo ditë e më shume po bindem se kishte të drejtë. Unë kam bërë atë që kam bërë për Hasan Prishtinën,sepse si duket xheni i tij nuk po më ka lë të qetë. Krejt në fund ua përkujtoj të gjithëve se ai që dëshiron të merret sinqerisht më figurën madhore të Hasan Prishtinë nuk i mjafton as edhe një jetë njeriu, siç nuk do të më mjafton as mua. Por, do të bëj aq sa mundem, deri në frymën e fundit të jetës sime, për vetëm një arsye: që brezat e ardhshëm të dinë se kush ishte dhe çka bëri Hasan Prishtina për kombin shqiptar dhe që fryma hasaniste të vazhdojë për sa kohë që në viset e Shqipërisë etnike bukës t’i thonë bukë e ujit ujë.
Rivarroset trungu familjar i Hasan Prishtinës
Për rivarrosjen e trungut familjar të Hasan Prishtinës, të gjyshit tim, Mehmet R. Aliuka me të vëllain Miftar R.Aliuka dhe bashkëfshatarin tonë Bilall Smail Hoti, të tre të pushkatuar në vitin 1943 pasi u mbajtën të zënë rob në Kullën e Hasan Veliqit, ku gjatë asaj kohe ishte përqendruar shtabi partizan, u dashtë të kalojnë 70 vite. Pasi në vitin 1943 likuidohet shtabi partizan, i cili ishte i stacionuar në kullën e Shasivar Alis në lagjen kodra të Prekazit dhe shpërbëhen qetat e Shaban Poluzhës e Mehmet Gradicës, ata pushkatohen dhe varrosen në gardhiqet e lagjes Veliqi. Më 2 korrik të këtij viti u desh që për 13 orë të gropojmë me bagerë e makineri të rëndë, gardhiqet e sokaqet e mbuluara me plehra e bërllogje deri sa më në fund i gjetëm për t’i varrosur me dinjitet dhe ceremoni mortore fetare në arkivol si i ka hije. Sot ata tre pushojnë në varret e martirëve dhe dëshmorëve të vrarë në luftën e fundit, të UÇK-së përballë babait tim, Ferizit e axhës Idrizit. Tri gjenerata me ata të 1912 të vrarë nga dy vëllezër nuk është shumë e zakonshme, andaj dhashë zoti që këta llafazan të këqij ta kuptojnë mesazhin e të na lënë të qetë, sepse ne si familje nuk kemi dhënë edhe pak për lirinë, që sot po e gëzojmë e te punojnë sado pak në frymën hasaniste.
2
T

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi