Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Venizelos viziton Prishtinën  Empty Venizelos viziton Prishtinën

Thu 20 Feb 2014 - 21:52
Venizelos viziton Prishtinën  Dfz0



Greqia nuk jep shenja se do ta njohë Pavarësinë e Kosovës, ashtu siç kanë bërë më shumë se 100 shtete të botës.

Prishtina zyrtare, nga ana tjetër, paralajmëroi hapjen e zyrës ndërlidhëse në Athinë, në mënyrë që të thellohen marrëdhëniet mes dy vendeve.

Për zëvendëskryeministrin e Greqisë, e rëndësishme është që Kosova të integrohet në Bashkimin Europian, sikurse të gjitha vendet e rajonit tonë. Dhe, në këtë pikë, Greqia duket se nuk do të ketë qasje refuzuese, falë rezultateve nga dialogu Prishtinë-Beograd.

Zëvendëskryeministri grek, Evanegelos Venizelos, vizitoi të mërkurën Kosovën, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Ai u prit nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Në nivelin e përfaqësuesit europian, më lejoni të deklaroj se, brenda kornizës së konkluzioneve të Këshillit, të Dhjetorit të shkuar, të nënvizoj mbështetjen tonë për marrëdhënie më të forta mes BE-së dhe Kosovës. Kosova ka perspektivë të qartë europiane, në harmoni me gjithë rajonin. Përmbyllja e marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit do të jetë një arritje për integrimin e Kosovës dhe gjithë rajonin, dhe mesazh i qartë se marrëdhëniet e mira të fqinjësisë e forcimi i ligjit sigurojnë rrugën drejt Europës”, tha Evangelos Venizelos, zëvendëskryeministër i Greqisë.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e plotë greke, gjithashtu edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për marrëveshjen e 19 Prillit, për hapat që po ndërmarrim për implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe për marrëveshjen e arritur në princip për funksionalizimin e sistemit të drejtësisë në veri. Së shpejti, ne do të hapim edhe në Athinë zyrën ndërlidhëse të Kosovës, në mënyrë që të kemi një komunikim edhe më të shpejtë, të shpeshtë dhe produktiv. Kemi edhe prezencën e shumë investitorëve grekë në Kosovë, që kanë pasur sukses të plotë, ndaj dhe ne do të thellojmë bashkëpunimin tonë bilateral mes Kosovës dhe Greqisë”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në konferencën për shtyp, zyrtari grek foli për procesin e integrimit europian dhe për rëndësinë e zgjerimit të bizneseve greke në Kosovë, por jo edhe për procesin e njohjes. Pas këmbënguljes së gazetarëve, në pyetjet për njohjen nga Greqia, Venizelos dha këtë përgjigje.

“Për ne, qëllimi kryesor është integrimi i Kosovës, dhe jo vetëm në Europë, por është i rëndësishëm edhe integrimi Atlantik i Kosovës. Ky është një projekt i rëndësishëm dhe, gjatë periudhës tranzitore, kemi kohë të punojmë më shumë në të gjithe hapat e nevojshëm. Sipas kritereve të Kopenhagenit, integrimi i një shteti të ri, si anëtar i BE-së, është një lloj pranimi i ligjeve europiane. Brenda ligjshmërisë europiane, ne mund t’i zgjidhim të gjitha problemet”, tha Evangelos Venizelos.

As kryeministri Thaçi, nga ana e tij, nuk e përmendi çështjen e njohjes. Greqia është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Europian, të cilat nuk e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës. Aktualisht, ajo mban presidencën e Bashkimit Europian.

/ Top Channel
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Venizelos viziton Prishtinën  Empty Re: Venizelos viziton Prishtinën

Thu 20 Feb 2014 - 21:55
Cfare do qe te thote ky "grek" me kete qeshje?!

Ndoshta, sa i shpifur eshte!...

3 000 000 SHQIPTARE ne Greqi dhe nje fjale te mire nuk njohin nga greket!...

Pse buzeqesh greku?!

!!!
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Venizelos viziton Prishtinën  Empty Re: Venizelos viziton Prishtinën

Thu 20 Feb 2014 - 21:57
greqia shum shpejt de njohje realitet e ri te kosoves ju premtoj
Sponsored content

Venizelos viziton Prishtinën  Empty Re: Venizelos viziton Prishtinën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi