Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dëbora bllokon akset nacionale Empty Dëbora bllokon akset nacionale

Mon 24 Jan 2011 - 19:26
Dëbora bllokon akset nacionale Debora-veri
Reshjet e dëborës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Elbasan-Tiranë, në Qafë-Krrabë dhe Elbasan, si dhe në Librazhd-Pogradec.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se këta akse nacionale janë të kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Mësohet se gjatë orëve të natës reshjet intensive të dëborës kanë bllokuar tërësisht Qafë-Krrabën, ku disa automjete janë bllokuar për disa orë.

Probleme më serioze paraqiten në rrugët rurale, kryesisht në zonën e Librazhdit, ku trashësia e dëborës i ka kaluar 40 cm duke izoluar kështu disa fshatra.

Reshjet në qytetin e Korcës kanë qenë më të lehta dhe raportohet e bllokuar vetëm Dardha. Ndërkohë, më e rënduar është situata në Kukës, ku në disa zona trashësia e dëborës ka shkuar në mbi një metër.

Për shkak të gjendjes së krijuar është mbledhur shtabi i emergjencës. Shtabi ka diskutuar për situatën e krijuar nga bllokimi i shumë komunave që ndodhen në këtë gjendje prej 3 ditësh. Shumë shkolla janë mbyllur, ndërsa rrugët nacionale paraqesin shumë vështirësi në lëvizje.

Numri i vogël i borëpastrueseve e bën të pamundur përballimin e situatës. Edhe në qarkun e Dibrës ka mjaft probleme.

Trashësia e dëborës ka arritur në 80 centimetra në 24 orët e fundit. Në akset nacionale kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë dhe me një kalim
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi