Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dëbora mbulon Kosovën Empty Dëbora mbulon Kosovën

Tue 4 Dec 2012 - 9:38
Dëbora mbulon Kosovën BORA-KOSOVE-MBULIM-08_tn_2

Dëbora zbardhi territorin e Kosovës paraditen e së hënës. Pas një moti të qëndrueshëm, kryesisht me temperatura deri në 15 gradë, qytetarët e Kosovës dhjetorin e këtij viti duket se do ta kalojnë me mot të ftohtë dhe me reshje bore.

Reshjet janë shoqëruar edhe me ulje të temperaturave në 5 gradë. Moti i ftohtë ka shkaktuar edhe aksidentet e para në komunikacion si pasoje e pakujdesisë së drejtuesve të automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi se një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur të hënën në qytetin e Ferizajt, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Policia e Kosovës po kështu ka njoftuar se për shkak të mos mbajtjes së distancave gjatë qarkullimit, në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku mes pesë automjeteve, ku si pasojë janë lënduar nëntë persona, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

Nisur nga rrethanat e ndryshimit të motit, si dhe vështirësitë që krijohen në qarkullimin e automjeteve si pasojë e mjegullës, shiut, erës, borës dhe ngricave, Departamenti i Komunikacionit pranë DPP-së ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset, duke përfshirë edhe autostradën.

Sipas Policisë së Kosovës, të gjitha akset rrugore do të jenë të mbuluara nga Njësitë Rajonale të Komunikacionit, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për pajisjen e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë, në ato akse ku është i nevojshëm përdorimi i tyre, si dhe për respektimin e normave të shpejtësisë së lejuar dhe përshtatja e kushteve të rrugës.

Gjithashtu, do ndërmerren edhe masa preventive ndaj shoferëve të cilët janë të detyruar të përdorin dritat për ndriçimin e rrugës dhe dritat e mjegullës në rastet e zvogëlimit të shikueshmërisë.

Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e qarkullimit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike, si dhe të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset ku bora dhe ngricat janë të pranishme.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi