Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dëbora “pushton” edhe Italinë Empty Dëbora “pushton” edhe Italinë

Tue 12 Feb 2013 - 12:00
Dëbora “pushton” edhe Italinë Moti-keq-itali

Dëbora ka “pushtuar” tashmë gjysmën e Italisë. Nga Friuli në Toskana, qytetet dhe rrethinat janë zbardhur tërësisht.

Në Milano, Torino, Xhenova, Venecia, Padova dhe Bolonja reshjet kanë arritur deri në 10-30 cm, me vonesa në fluturime dhe transporte hekurudhore, si dhe disa probleme mbi të gjitha në rrugët sekondare.

Megjithatë, shqetësimet e mëdha janë evituar deri më tani, për shkak të masave paraprake të autoriteteve lokale.

“Alarmi” do të jetë i vazhdueshëm deri pasditen e së martës, nëse më e keqja mendohet të ketë kaluar, reshjet e dëborës do të vazhdojnë deri mëngjesin e së martës, por rrezikshmëria më e madhe do të paraqitet nga akulli.

Në Venecia, ndryshe nga qytetet e tjera, ka shpërthyer alarmi sa i përket nivelit të ujit, i cili ka arritur pikëm maksimale prej 1 m e 43 cm mbi mesataren. Falë ndryshimeve meteorologjike të favorshme, rritja e nivelit të detit në Venecia, gjatë orëve të fundit, ka qenë më e lehtë nga sa parashikohej.

Venecia nuk ka arritur të përballet kështu me nivelin e frikshëm të 1 m e 60 cm, që ishte parashikuar për mbrëmjen e së hënës, e megjithatë bëhet fjalë për një baticë historike, ndër 15 më të mëdhatë në historinë e qytetit.

Në Milano, prej orës 6 të mëngjesit të së hënës bien reshje të vazhdueshme dëbore, si dhe në pjesë të tjera të Lombardisë. Entet lokale kanë marrë të gjitha masat për borëpastrueset dhe kripën.

Alitalia është detyruar të shtyjë disa prej fluturimeve në Linate, ndërsa komuna ka apeluar të përdoren mjetet publike, duke evituar lëvizjen me mjete të rënda. Shkollat janë mbyllur në shumë qytete.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi