Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kukës, akulli mbulon akset rrugore Empty Kukës, akulli mbulon akset rrugore

Tue 4 Jan 2011 - 16:36
Temperaturat e ulëta që kanë arritur deri në -13 gradë në mëngjes në qarkun e Kukësit kanë sjellë krijimin e akullit në rrugët rurale dhe nacionale.Akset që paraqesin mjaft probleme për lëvizjen e mjeteve janë akset Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Krum-Bajram Curri, si dhe Tropojë-Qafë Mali. Gjatë paradites këto rrugë rezultuan të pakalueshme për automjetet e vogla nga trashësia e dëborës por edhe e akullit. Një problem tepër shqetësues për lëvizjen e automjeteve është krijuar edhe në autostradën Durrës-Kukës, në segmentin Kukës-Morinë. Në këtë segment trashësia e akullit ka vështirësuar lëvizjen e mjeteve, duke u favorizuar edhe nga mungesa e treguar për hedhjen e kripës nga mjetet e Drejtorisë së Rrugëve Kukës. Ky segment, i cili shërben si arteria kryesore për lëvizjen e udhëtarëve kosovarë, të cilët pas pushimeve në vendlindje po kthehen drejt vendeve të Bashkimit Europian, paraqet mjaft rreziqe, sidomos në vendet e quajtura Bardhok, kthesa e Gjegjenit dhe kthesa e Perbregut, ku për shkak të pjerrtësisë dhe akullit lëvizja është e vështirë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi