Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mungesa e parave, iu bllokon trurin Empty Mungesa e parave, iu bllokon trurin

Sat 31 Aug 2013 - 15:04
Të jesh hollë nga xhepi, mund të dëmtojë edhe trurin tënd, tregon një studim i fundit. Njerëzit që janë të shqetësuar për pagimin e faturave ka prirje që të dobësojë inteligjencën tek njerëzit barabartë kjo me 13 pikë të IQ (koeficientit të inteligjencës).Kjo pasi stresi financiar monopolizon të menduarit, gjë e cila bën të vështirë dhe të ngadalta përllogaritjet e tjera, e barabartë kjo sikur të kishit kaluar natën pa gjumë.Autori i studimit, Sendhil Mullainathan, ekonomist nga Hardvard, thotë se kjo nuk ka të bëjë me varfërinë por me përpjekjet e njerëzve për të plotësuar nevojat.

“Kur me mendojmë se njerëzit janë në stres financiar, na shkon mendja se janë hollë nga xhepi. Por e vërteta është se ata gjithashtu janë keq edhe nga kapaciteti konjektiv”, thotë Mullainathan.

Nëse vazhdimisht mendoni për faturat, kredinë, qiranë, apo borxhin, të shpërqendron nga gjërat e tjera. Shkencëtar kanë vrojtuar efektet që shkaktojnë problemet financiare në laborator dhe në jetën e përditshme.

Testi është bërë me 464 fermerë në Indi, të cilët paguhen njëherë në vit. Ata janë testuar para dhe pas të korrave dhe është vërejtur se kanë pasur një përmirësim me 25% pasi xhepi i tyre është mbushur.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mungesa e parave, iu bllokon trurin Empty Re: Mungesa e parave, iu bllokon trurin

Sun 1 Sep 2013 - 11:03
Edhe truri e ‘vuan’ varfërinë
Mungesa e parave, iu bllokon trurin Brain
Edhe truri e paguan çmimin e varfërisë. Kur portofoli është bosh, në fund të muajit, neuronet punojnë më keq. Ky është përfundimi i një studimi ndërkombëtar të publikuar në revistën “Science”, fryt i bashkëpunimit të dy prej universiteteve më të njohur në SHBA ai i Harvardit dhe Princetonit si dhe Universitetit Uaruik në Angli.

Sipas autorëve, stresi i shkaktuar nga vështirësitë financiare ndikon ndjeshëm në uljen e nivelit të inteligjencës, deri në 13 për qind më pak se në kushte normale financiare.

Sendhil Mullainathan, njëri prej autorëve të studimit, e krahason trurin e një njeriu me probleme financiare me një kompjuter. “Është njësoj si një kompjuter që punon ngadalë, kur në background është duke shkarkuar një sasi të madhe të dhënash dhe informacioni. Në këtë rast nuk është se kompjuteri ynë është i ngadaltë, por thjesht është duke u marrë me diçka tjetër”.

Në studimin që u shtri në SHBA dhe Indi morën pjesë rreth 400 persona, mes të cilëve të papunë, njerëz me rroga të ulëta, me rroga mesatare dhe me rroga të larta. Këta persona iu nënshtruan testeve të inteligjencës dhe kontrollit të impulseve. Përgjigjet e dhëna nga njerëz me rroga të ulëta kishin rezultat shumë të ulët në krahasim me ata që kishin rroga më të larta. Pjesa e dytë e studimit konsistonte në vëzhgimin e nivelit të inteligjencës në fillim dhe në fund të muajit (kur merrnin edhe pagat) nga rezultoi se niveli i IQ zvogëlohej në fund të muajit, kur portofoli ishte i zbrazur.

Sipas autorëve, deficitet e çdo lloji; para, kohë, lidhje shoqërore etj., reduktojnë madhësinë e kapacitetit mendor ndaj gjërave të ndryshme.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi