Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Hetim parave për Kosovën Empty Hetim parave për Kosovën

Wed 31 Oct 2012 - 8:38
Që prej vitit 1999, Bashkimi Evropian ka paguar rreth 3.5 miliard euro ndihma për Kosovën, e një pjesë të madhe të kësaj shume për forcimin e sundimit të ligjit në vend. Gjykata Evropiane e Auditorëve ka hetuar efikasitetin e kësaj ndihme, duke zbuluar se sukseset janë penguar nga krimi dhe korrupsioni.

Gijs de Vries, anëtar i Gjykatës Evropiane të Auditorëve:
“Ne zbuluam se ndihma e Bashkimit Evropian për sektorin e doganave ka qenë e suksesshme, por që fatkeqësisht ndihma për policinë dhe gjyqësorin ka qenë më pak e suksesshme për shkak se nivelet e krimit por gjithashtu të korrupsionit mbeten të larta. Zbuluam përshembull se policia është ende e paaftë të merret me krime serioze financiare si pastrimi i parave, dhe se atje ka shumë ndërhyrje politike në gjyqësor dhe në polici”.

Në raport rreshtohen konkluzionet për fushat e ndryshme.

Policia e Kosovës:
“Ndërhyrjet e BE-së të audituara nga Gjykata patën sukses modest, por mbeten sfida madhore, në veçanti lufta kundër krimit të organizuar”.

Gjyqësori i Kosovës:
“Ndërhyrjet e BE-së ndihmuan ndërtimin e kapaciteteve por sistemi gjyqësor vijon të vuajë nga dobësi thelbësore”.

Anti-Korrupsioni:
“Ndërhyrjet e BE-së patën rezultate të kufizuara në luftën kundër korrupsionit, i cili mbetet shqetësim madhor”.

Veriu i Kosovës:
“Ndërhyrjet e BE-së kanë qenë shumë të kufizuara dhe nuk ka patur gati fare progres në vendosjen e sundimit të ligjit”.

Sipas këtij raporti qortues edhe ndaj Komisionit dhe Shërbimit të jashtëm të BE-së, vullneti jo i bindshëm politik në Kosovë, kapacitetet e dobëta finaciare dhe influenca e kufizuar e shoqërisë civile, dëmtojnë perspektivat për qëndrueshmërinë e ndihmës evropiane. Pjesa dërrmuese e rekomandimeve shkon për Institucionet e BE-së, të cilave iu kërkohet të kushtëzojnë më mirë e më fort vendin, si dhe të kërkojnë rezultate konkrete nga autoritetet.
Hetim parave për Kosovën De-vrijs
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi