Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Dhjetëra vullnetarë nga Maqedonia në Siri Empty Dhjetëra vullnetarë nga Maqedonia në Siri

Thu 30 May 2013 - 11:30
Së paku 30 shtetas të Maqedonisë janë të radhitur në radhët e rebelëve sirian në luftën kundër regjimit të presidentit Bashar al – Asad.

Burime të shërbimeve të sigurisë kanë theksuar për mediat maqedonase se të gjithë ata janë të besimit islam dhe se një pjesë e madhe e tyre janë bashkëngjitur në mënyrë vullnetare për të rrëzuar regjimin e Asad, dhe për të sjellë lirinë e qytetarëve sirian. Por, burimet e njëjta theksojnë se një pjesë e tyre paguhen prej 3 – 5 mijë euro për çdo muaj.

Këto shifra dhe të dhëna dalin vetëm pasi që javën e kaluar u informua për vrasjen e një shtetasi të Maqedonisë në luftën në Siri. Bëhet fjalë për Rasim.S, shqiptari nga Bellovishta e Gostivarit, i cili u vra si pjesëtarë i rebelëve dhe sa kishte udhëtuar në Siri nga Austria, ku po jetonte dhe punonte.

Shërbimet sekrete kanë raportuar gjithashtu se pjesë e rebelëve në Siri janë edhe militantë të tjerë nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë- Hercegovina, që janë radhitur përkrahë rebelëve sirian për të rrëzuar regjimin kriminal të Bashar al – Asad.

Deri tani rreth 10 shqiptarë janë vrarë deri më tani duke luftuar kundër presidentit sirian, Bashar al- Assad. Muhamet Koprova, 22 vjeç, është viktima e parafundit shqiptare në Siri.

Shqiptarët e vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, kurse dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosovë, transmeton INA. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. Janë të ndara në dy grupe në Alepo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi