- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
BE lë Greqinë në duart e bankave: Ti japin kredi vullnetare
Mon 20 Jun 2011 - 19:56
Ministrat e Financave të eurozonës ranë dakord që bankat dhe kreditorët e tjerë privatë të kontribuojnë për shpëtimin financiar të Greqisë. Shuma të reja miliardëshe nuk janë lëvruar ende.
Gjatë bisedimeve të tyre për një paketë të re ndihmash prej miliardash për Greqinë e zhytur në borxhe të mëdha ministrat e financave të euro-zonës parimisht kanë rënë dakord që kreditorët privatë, si bankat, të përfshihen në paketën e re të shpëtimit. Por kjo duhet në të vërtetë të bëhet mbi baza të rrepta vullnetare, theksoi kryetari luksemburgas i zonës së euros, Jean-Claude Juncker, pas një takimi të dielën në Luksemburg.
Gjermania kishte lobuar fillimisht për një formë të detyruar të përfshirjes së kreditorëve privatë. Paketa e re e ndihmave do të ketë një volum deri 120 miliardë euro. Vendimi për lëvrimin e një kësti prej 12 miliardë eurosh u shty për miratim nga ministrat e financave të euro-zonës për në fillim të korrikut.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi