Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lulishtja vullnetare Empty Lulishtja vullnetare

Sat 31 Mar 2012 - 15:19
Në shumë pallate të ndërtuar rishtas në të gjithë Shqipërinë, detyra e administratorit rezulton një mision shumë i vështirë për t’u realizuar. Për arsye të ndryshme, shqiptarët e kanë të vështirë të jetojnë në komunitet, të zbatojnë detyrimet e tyre ndaj shoqërisë dhe të kuptohen me fqinjët. Vullnetarizmi, dikur i përhapur me detyrim, sot është reduktuar në një fenomen të rrallë e të habitshëm.Megjithatë, shembujt e mirë nuk mungojnë dhe njëri prej tyre u soll në “Pasdite” nga një qytetar i thjeshtë i Tiranës, që pirgun e dheut që kishte përpara shtëpisë, e shndërroi në një lulishte të gjelbëruar dhe të mbjellë me pemë, një oaz i vërtetë relaksi në një zonë të mbytur nga betoni.

Ramazani dëshmon se fillimisht, i kërkoi fqinjëve ndihmë për të realizuar misionin e tij, por pasi nuk e realizoi, atëherë vendosi t’i bënte gjërat vetë. “Nisa t’i bëja të gjithë gjërat vetë. i mbolla pemët, barin, i prashisja, i vadisja me kovë nga shtëpia. Gjithashtu kujdesesha për mirërritjen e bimëve. Fillimisht, komshinjtë më shikonin me një sy a thua se isha ndonjë jashtëtokësor, por pas një viti a dy, u pëlqeu lulishtja dhe nisën të më përkrahnin”.

Banorët e pallatit ku ai banon, edhe pse kanë vetëm tre vjet që jetojnë së bashku dhe vijnë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, kanë gjetur shumë shpejt gjuhën e përbashkët. Administatori i pallatit, Preng Reçi, tregon se gjithçka është bërë në mënyrë vullnetare: “Këtu shumë gjëra i kemi bërë vetë, duke nisur nga hyrja, lyerja e mureve, vendosja e pikturave dhe bimëve zbukuruese. Të gjitha janë bërë në mënyrë vullnetare”.

Lulishtja, sigurisht është qershia mbi tortë. “Xhaxhi kopshtari”, siç e quajnë fëmijët e pallatit Ramazanin, i cili punon si shofer në Spitalin Ushtarak, tregon se tashmë të gjithë banorët kontribuojnë me sa munden.

“Banorët kanë filluar të vijnë dhe të ndihmojnë si munden. Kush nuk është në gjendje të punojë fizikisht këtu, kontribuon me sa mundet. Kush jep dhjetë mijë lekë dhe kush pesë. Ka nga ata që kanë dhuruar pemë, dikush dy ullinj dhe të tjerë dy pemë. Me një fjalë, sa më shumë kohë kalon, aq më shumë u hyn në zemër edhe banorëve të tjerë lulishtja dhe tani kemi arritur të bëjmë diçka me të vërtetë të bukur”, përfundoi Ramazani.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi