Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Maqedonia e Serbia kryesojnë me azilantët Empty Maqedonia e Serbia kryesojnë me azilantët

Tue 28 May 2013 - 13:56
Fjalën e fundit për mekanizmin mbrojtës e ka Këshilli i BE-së e jo Parlamenti Evropian. Pezullimi i regjimit pa viza, që është në procedurë, do të miratohet shumë shpejt, ka deklaruar në një interviste për Dojçe Velen eurodeputetja Tanja Fajon. E pyetur se pse azilkërkuesit nga Maqedonia vazhdimisht futen në të njëjtin “kallëp” me ata të Serbisë edhe pse Maqedonia ka ndërmarrë masa serioze dhe numri i azilkërkuesve është zvogëluar, eurodeputetja Fajon është përgjigjur se nuk bëhet fjalë për “kallëp”, por ka theksuar se për këtë na raporton rregullisht FRONTEX, me shifra të sakta dhe këtu Serbia dhe Maqedonia ishin në krye të listave sa i përket numrit të azilantëve të rremë. “Gjatë dimrit njerëzit kërkonin ndonjë strehim dhe më shpesh në Gjermani e në shtetet ku sistemi për azilim është më i ‘butë’, ku mund të rrinë edhe gjysmë viti, ku marrin të holla dhe më pas kthehen në shtëpitë e tyre më të pasur se kur kanë ardhur. Është e rëndë t'i penalizosh njerëzit, por ata duhet ta dinë se regjimi pa viza, nuk do të thotë e drejtë për punë dhe qëndrim”, është shprehur ajo. Nga ana tjetër Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë, tha eurodeputetja Fajon. “Nuk ka sistem të përbashkët për azilim. Ka vende, të cilat kanë procedura të gjata, në veçanti për Ballkanin Perëndimor. Duhet që këto procedura të shkurtohen. Kështu vepruan Austria, Belgjika dhe Luksemburgu, të cilat shkurtuan proceduarat për azil nga Ballkani Perëndimor. Disa i vendosën shtetet në listat e vendeve të sigurta, sepse janë në procesin e afrimit në Bashkimin Evropian dhe prandaj procedurat janë shkurtuar por njerëzit, thjesht nuk shkojnë atje! Kjo është një nga zgjidhjet dhe rekomandimet që japim”, është shprehur mes tjerash eurodeputetja sllovene Tanja Fajon në intervistën për radio Dojçe Vele.

Vlerëso tekstin
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi