JETOJMË MË SHPEJTË, POR A JETOJMË MË MIRË?
Sun 28 Mar 2010 - 23:59
Jo shumë kohë më parë, njerëzit besonin se në të ardhmen do punonin më pak, do kishin më shumë kohë të lirë, dhe do ishin më të relaksuar. Por fatkeqësisht kjo s’ndodhi. Sot punojmë më tepër, më gjatë, dhe jemi më të stresuar se para dhjetë vitesh. Ecim më shpejtë, flasim më shpejtë, dhe flejmë më pak se gjeneratat e kaluara. Dhe, ndonëse jemi të dhënë pas aparateve që do duhej të na kursenin kohën, kemi më pak kohë të lirë në krahasim me prindërit tanë dhe gjeneratat para tyre që kanë patur. Por çfarë i bën kjo shëndetit tonë: Një gazetar Amerikan, James Gleick në një libër të tij, Faster: the acceleration of just about everything (Më shpejtë: përshpejtimi i pothuajse çdogjëje) thotë që njerëzit që jetojnë nëpër qytete vuajne nga “sëmundja e nxitimit” – po mundohemi gjithnjë për të bërë më shumë gjëra në më pak kohë. Për pasojë, jetët tona janë me më shumë stress. Ai në librin e tij thotë se nëse nuk do ngadalësojmë ritmin pak, nuk do jetojmë aq sa prindërit tanë. Për pjesën më të madhe të njerëzve, më shpejtë nuk do të thotë më mirë.
Artikujt e gazetave sot janë më të shkurtëra dhe titujt kryesorë janë më të mëdhenj. Shumica e njerëzve nuk kanë mjaft kohë për të lexuar artikujt, kështu që lexsojnë vetëm titujt! Në TV dhe në radio, folësit e lajmeve flasin më shpejtë se para dhjetë vitesh..
Në SHBA është një libër i quajtur One-Minute Bedtime Stories (Tregime Një-Minutëshe për Gjumë) për fëmijë. Këto janë versione më të shkurtëra të tregimeve tradicionale, të shkruara apostafat për “prindërit shumë të zënë” që duan të kursejnë kohën e tyre!
Sekretaritë telefonike në aparatet e telefonisë fikse kanë vënë së fundmi butonet ‘quick playback’ (lexim i shpejtë) që të mund t’i dëgjojmë porositë me zë më shpejtë – sepse s’duam të humbasim kohë duke i dëgjuar të flasin në shpejtësi normale.
Në SHBA, sporti nacional bejzbolli, nuk është më aq i popullarizuar si më parë sepse është një sport i ngadalshëm dhe ndeshjet (takimet) zgjasin shumë. Në ditët e sotme, shumë njerëz preferojnë sporte më të shpejta dhe më dinamike siç është basketbollit për shembull.
E vetmja gjë që është më e ngadalshme se më parë është mënyra si ngasim makinat. Veturat tona sot janë më të shpejta se ç’kanë qenë dikur ato të prindërve tanë, por trafiku është më i ngarkuar kështu që na duhet të vozisim më ngadalë. Kalojmë më shumë kohë duke mbetur Brenda makinës e duke përjetuar tendosje nervash nga mërzitë që do vonohemi e s’do mbërrijmë dot në kohë në destinacionin e dëshiruar. Ekspertët parashohin që pas dhjetë vitesh, shpejtësia mesatare në rrugët e qytetit do jetë vetëm 17 km/h.
Po ju, ç’mendim keni mbi këto çështje të shtruara më sipër?
Sa shpejtë jetoni?
Sa mirë jetoni në atë shpejtësi?
Sa ua ka lehtësuar jetën teknologjia?
Sa ua ka vështirësuar jetën teknologjia?
Ndonjë gjë tjetër që mund të thoni, do ishte shumë mirë ta ndani me ne!
- 1.NUK KEMI KOHË PER LAJME
Artikujt e gazetave sot janë më të shkurtëra dhe titujt kryesorë janë më të mëdhenj. Shumica e njerëzve nuk kanë mjaft kohë për të lexuar artikujt, kështu që lexsojnë vetëm titujt! Në TV dhe në radio, folësit e lajmeve flasin më shpejtë se para dhjetë vitesh..
- 2.NUK KEMI KOHË PËR TREGIME
Në SHBA është një libër i quajtur One-Minute Bedtime Stories (Tregime Një-Minutëshe për Gjumë) për fëmijë. Këto janë versione më të shkurtëra të tregimeve tradicionale, të shkruara apostafat për “prindërit shumë të zënë” që duan të kursejnë kohën e tyre!
- 3.NUK KEMI KOHË PËR TË DËGJUAR
Sekretaritë telefonike në aparatet e telefonisë fikse kanë vënë së fundmi butonet ‘quick playback’ (lexim i shpejtë) që të mund t’i dëgjojmë porositë me zë më shpejtë – sepse s’duam të humbasim kohë duke i dëgjuar të flasin në shpejtësi normale.
- 4.NUK KEMI KOHË PËR RELAKSIM
- 5.NUK KEMI KOHË PËR SPORTE TË NGADALSHME
Në SHBA, sporti nacional bejzbolli, nuk është më aq i popullarizuar si më parë sepse është një sport i ngadalshëm dhe ndeshjet (takimet) zgjasin shumë. Në ditët e sotme, shumë njerëz preferojnë sporte më të shpejta dhe më dinamike siç është basketbollit për shembull.
- 6.…POR MË SHUMË KOHË NË MAKINAT TONA
E vetmja gjë që është më e ngadalshme se më parë është mënyra si ngasim makinat. Veturat tona sot janë më të shpejta se ç’kanë qenë dikur ato të prindërve tanë, por trafiku është më i ngarkuar kështu që na duhet të vozisim më ngadalë. Kalojmë më shumë kohë duke mbetur Brenda makinës e duke përjetuar tendosje nervash nga mërzitë që do vonohemi e s’do mbërrijmë dot në kohë në destinacionin e dëshiruar. Ekspertët parashohin që pas dhjetë vitesh, shpejtësia mesatare në rrugët e qytetit do jetë vetëm 17 km/h.
Po ju, ç’mendim keni mbi këto çështje të shtruara më sipër?
Sa shpejtë jetoni?
Sa mirë jetoni në atë shpejtësi?
Sa ua ka lehtësuar jetën teknologjia?
Sa ua ka vështirësuar jetën teknologjia?
Ndonjë gjë tjetër që mund të thoni, do ishte shumë mirë ta ndani me ne!
- NitaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 1124
Hobi : none
Vendndodhja : USA
Anetaresuar : 22/01/2010
Re: JETOJMË MË SHPEJTË, POR A JETOJMË MË MIRË?
Mon 29 Mar 2010 - 22:10
hee une besoj se jan te radh nejrzit qe kuptoj jeten dhe pikerisht ato qe e luptojn nuk jan te lumtur aspak
prandaj un besoj se ai qe e jeton jeten eshte evtem budallai sepse jeton gjithcka sic i vjen

- VizitorVizitor
Re: JETOJMË MË SHPEJTË, POR A JETOJMË MË MIRË?
Tue 30 Mar 2010 - 15:25
Jeta shkon dhe se merr vesh fare
- NitaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 1124
Hobi : none
Vendndodhja : USA
Anetaresuar : 22/01/2010
Re: JETOJMË MË SHPEJTË, POR A JETOJMË MË MIRË?
Tue 30 Mar 2010 - 15:26
me te lumtur e budallai nuk ka
Re: JETOJMË MË SHPEJTË, POR A JETOJMË MË MIRË?
Tue 30 Mar 2010 - 15:28
jetojme me shpejte por me mire se besoj,as qe behet fjale,ketu presim fundin e kesaj bote,ku esht jeta e mire valle
Re: JETOJMË MË SHPEJTË, POR A JETOJMË MË MIRË?
Thu 21 Jul 2011 - 22:44
jetojme ashtu si na vjen jeta ...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi