Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Papadhimos: Evropa ka besim tek ne. Moody’s: Greqia ende në rrezik   Empty Papadhimos: Evropa ka besim tek ne. Moody’s: Greqia ende në rrezik

Sat 3 Mar 2012 - 15:02
ATHINE - “Eshtë koha për të zëvendësuar ciklin e recesionit me një cikël virtuoz të rritjes", deklaroi kryeministri grek Lukas Papadhimos, pas takimit dy-ditor me udhëheqësit evropianë në Bruksel.

"Ne do të vazhdojmë pa vonesë për të zhvilluar masat që do të ndryshojnë klimën”, tha ai, duke renditur prioritetet që lidhen me papunësinë, gjetjen e burimeve për të mbështetur investimet, rikapitalizimin e bankave për financimin e ekonomisë greke, riorganizimin e eksporteve për stabilizimin e imazhit të vendit, reduktimin e ekonomisë informale si dhe shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme dhe burimeve në det të hapur.

Ai u shpreh i bindur se gjërat mund të shkojnë në drejtimin e duhur, për shkak se BE-ja ka vënë në dukje synimin e saj për të mbështetur Greqinë.

Kryeministri grek parashikoi se rimëkëmbja e ekonomisë greke do të jetë e dukshme nga mesi i vitit 2013. "Përmirësimi i besimit do të sjellë impakt pozitiv mbi ekonominë", tha ai.

I pyetur në lidhje me kohën e zgjedhjeve u përgjigj: "Kur qeveria të përfundojë punën e vet, do të marrë vendimin dhe do të njoftojë datën e zgjedhjeve. Vendimet e tjera do të merren pas tyre".

Mbi praninë e një Komisioneri në Greqi, Papadhimos ishte kategorik: "Ne nuk diskutuam dhe as pranuam pozicionin e Komisionerit në Greqi, por ramë dakord për të forcuar praninë e Trojkës në vendin tonë".

Lidhur me çështjen e naftës Papadhimos tha se "po hetohet për të konfirmuar ekzistencën e burimeve të naftës, duke shtuar se sektori i energjisë mund të bëhet një avantazh konkurrues i rëndësishëm për vendin".

Këto deklarata bëhen ndërkohë që pas Fitch dhe Standard&Poor’s, edhe agjencia Moody's ka ulur në aftësinë paguese të Greqisë nga "Ca" në "C". Sipas Moody’s "rreziku i falimentimit edhe pas shkëmbimit të bonove mbetet i lartë dhe çdo përmirësim i kredibilitetit të Greqisë do të jetë i vogël".

Firma Standard&Poor's kishte ulur të hënën në aftësinë paguese të Greqisë dhe Fitch njoftoi gjithashtu degradimin e Greqisë javën e kaluar.

Moody’s bëhet kështu agjencia e tretë e vlerësimit, që degradon vendin pas shpalljes së marrëveshjes për reduktimin e borxhit grek.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi