Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ministri Bejta i del në mbrojtje Mexhitit Empty Ministri Bejta i del në mbrojtje Mexhitit

Sat 3 Mar 2012 - 17:30
Në mbrojtje të vendimit të Komunës së Çairit për ndryshimin e emrave të shkollave nga heronjtë maqedonas në emrat e heronjve shqiptarë, ka dalë edhe ministri i Vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta.
Ndërkaq në kuadër të ministrisë së tij bie Inspektorati që ka hedhur poshtë këë vendim. “Vendimi i Këshillit komunal të Çairit është në përputhshmëri me normat ligjore. Ideja ka lind prej, nxënësve, prindërve dhe Këshillit dhe këtu është gjithçka në rregull. Brenda tre ditëve ankesa do vijë deri të unë dhe ne do e shqyrtojmë”, tha ministri Nevzat Bejta.
Ndryshe, në vendimin e djeshëm të Inspektoratit të vetëqeverisjes lokale, Vanço Shehtanski thuhej. “Inspektorati pasi ka analizuar gjitha procedurat, ka vërtetuar se ka lëshime në procedurat ligjore të këshillit Komunal të cilat janë në kundërshtim me nenet 55-56-57 të ligjit për Vetëqeverisje lokale, ku shkruan se rendi i ditës miratohet në fillim të seancës. Pastaj, Komiteti për marrëdhënie ndëretnike në kuadër të kësaj komune nuk ka sjellë asnjë vendim e cila është bazë ligjore. Dhe, në bazë të gjitha këtyre përfundimeve kemi vendosur që ky vendim të ndërpritet. Tani komuna në afat prej tre ditëve ka të drejt në ankesë deri tek ministri i këtij resori”, tha drejtori i Inspektoratit Vanço Shehtanski.
Këshilli i Komunës së Çairit kishte vendosur për ndryshimin e emrave të katër shkollave fillore të kësaj komune. Sipas, tanimë vendimit të nënshkruar nga ana e këshillit komunal shkolla “Rajko Zhinzifov”, emërohet në “Ismail Qemajli”, “Cvetan Dimov” në “Ha - san Prishtina”, “Jane Sandanski” në “Jashar Beu” dhe “Nikolla Vapcarov” në “Imri Elezi”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi