Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Vaji i ullirit, medikamenti i grekëve të lashtë Empty Vaji i ullirit, medikamenti i grekëve të lashtë

Sat 3 Mar 2012 - 19:02
Vaji i ullirit, medikamenti i grekëve të lashtë 51928ATHINE - Vaji i ullirit do të gjendet në të ardhmen në raftet e farmacive, teksa shkencëtarët zbulojnë përherë e më tepër veti bamirëse për shëndetin.

Rruga është hapur ndërkaq nga tregu i Shteteve të bashkuara, ku "vajra ulliri speciale" gjenden tashmë në farmaci.

Një studim i një grupi të Universitetit të Athinës, me drejtues pedagogun e farmaceutikës Prokopi Magiati, mbi vetitë kuruese të vajit të ullirit në Greqinë antike, dëshmoi se përtej vetive bamirëse që përmenden në proverbat popullorë, vaji i ullirit përmban antioksidantë, neuroprotektive dhe kardioprotektive, etj.

"Zbulimi" i ri është substanca "eleokanthal", që ka efekt të fuqishëm anti inflamator, të njëjtë me atë të medikamenteve. Eshtë kjo substancë që shkakton djegien në fyt dhe kjo dëshmon sipas prodhuesve, se vaji është i mirë.

2000 vjet më parë, Dioskuridi, (mjek, farmacist dhe botanist që jetoi në shekullin e parë të erës sonë), rekomandonte vajin e ullirit si më të mirin për shëndetin e njeriut, sidomos për dhimbjen e dhëmbit apo të kokës, njëlloj si përdoren sot medikamentet klasike anti inflamatore.

Vaji i ullirit, medikamenti i grekëve të lashtë Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi