Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vaji I Ullirit Është Mbrojtësi Më I Mirë I Zemrës Empty Vaji I Ullirit Është Mbrojtësi Më I Mirë I Zemrës

Sun 15 Apr 2012 - 3:46
Vaji I Ullirit Është Mbrojtësi Më I Mirë I Zemrës Vaji-i-ullirit-300x193Ulliri është substancë e mirë ushqimore që përmban një përqindje të lartë yndyrnash, proteinash dhe kripërash minerale si janë: kalciumi, hekuri, fosfori dhe një përqindje të lartë vitaminash A dhe D. Prej vlerave ushqimore të fryteve të ullirit është se ato përmbajnë 16,7 % lëndë karbohidrate, 1,5% proteina dhe përqindje të lartë yndyrnash që arrin 13,5%. Gjithashtu përmban përqindje të lartë sode deri në 2400 mlg. Pota, kalcium, magnezium, bakër, fosfor…



Përdorimi nuk është vetëm në ullirin si frut dhe si vaj por nga kjo pemë e bekuar përdoren edhe gjethet kundër shumë sëmundjeve si p.sh. kundër temperaturës së lartë dhe tensionit të lartë. Të përtypurit e gjetheve të ullirit nihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës./tryeza.org

Lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur, kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Ullinjtë e gjelbër janë më të mirë sidomos për të sëmurët me diabet, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti. Druri i ullirit është shumë i fortë dhe jeton deri më 2000 vjet. Në traditë përmendet se shejtani nuk i afrohet askujt që është lyer me vaj ulliri.

Vaji i ullirit është njëri ndër vajrat e vetme bimore, i cili fitohet nga frutet e ullirit drejtëpërdrejt pa u rafinuar, d.m.th. pa përpunime kimike. Duke ruajtur përbërësit e vet, ai paraqet një ndër mbrojtësit më të mirë të shumë sëmundjeve. Janë bërë shumë studime nga të cilat është ardhur në përfundim se roli i vajit të ullirit është mjaft i madh.

Këtë më së miri e tregon edhe Agjencia Amerikane për ushqim dhe Barna (FDA), e cila vitin e kaluar u lejoi prodhuesve që në etiketat e vajit të ullirit të vendosin edhe mbishkrimin “Shëndeti i qëndrueshëm”, për arsye se yndyrnat e pangopura të vajit të ullirit zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjtet e zemrës dhetë gjakut.

Ligjdhënësit mjekësorë të Amerikës kanë lejuar që në etiketa të shkruhet edhe mbishkrimi me përmbajtje se vaji i ullirit, i cili përdoret për çdo ditë nga dy lugë (23gr), mund të zvogëlojë rrezikun mga sëmundjet koronare për shkak të veprimit të yndyrnave të pangopura që përmban ky vaj. Në mënyrë që kjo të arrihet duhet të largohemi nga ushqimi i yndyrnave të ngopura në sasi që merret nag vaji i ullirit. Në këtë mënyrë vaji i ullirit bëhet përbërësi i tretë ushqimor (pas sojës dhe Omega-3 acideve organike) të cilat mund të kenë këtë përmbajtje me leje zyrtare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi