Mengjesi me i madh ne bote, rekord ne Australi
Sun 4 Mar 2012 - 1:22
289 vetë kanë marrë pjesë përgjatë 5 minutave në ngrënien e mëngjesit më të madh në botëMëngjes për rekord “Guinness” në Sidnei. Në sheshin “Martin”, 289 vetë kanë marrë pjesë përgjatë 5 minutave, në ngrënien e mëngjesit më të madh në botë, me dhjetra shtretër të cilët mbuluan sipërfaqen që sipër ishte me xham për shkak të shiut. Megjithëse ka pasur kushte të këqija moti, eventi ishte i suksesshëm dhe rekordi u realizua.
“Ishte vërtet diçka e bukur dhe dëfryese. E pastaj s’mund t’i thuhet ‘jo’ një mëngjesi në shtrat”, ka komentuar një prej pjesëmarrëse, 22-vjeçarja Rachel Crowe, e cila mësohet se ishte ngritur në 4:30 të mëngjesit, vetëm për të marrë pjesë në këtë përpjekje për të fiksuar mëngjesin-rekord. Ky event përkoi edhe me hapjen e linjës ‘I Feel Beautiful’ (Ndihem e bukur), një studim i kryer mbi 12 mijë gra, që ka nxjerrë këto përfundime: 51% do të donin të flinin më shumë, ndërsa 46% besonin se një ngrënie e mirë është kyçi për t’u dukur e bukur. (Daily Telegraph)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi