Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rrezikohet katastrofa e stuhise diellore ne vitin 2020  Empty Rrezikohet katastrofa e stuhise diellore ne vitin 2020

Sun 4 Mar 2012 - 1:51
Rrezikohet katastrofa e stuhise diellore ne vitin 2020  ImagesModa e re e vitit 2012 duket se janë katastrofat vrastare. Më e fundit lidhet me një stuhi të rëndë dielloreMbase nuk jeni ngopur ende me alarmet e motit, apo me fjalët se 2012-a është viti kur do të vdesim të gjithë sipas parashikimit të Mayave. Ja ku vjen lajmi i një tjetër katastrofe të mundshme, këtë rradhë me protagonist diellin.
Sipas fizikantit Pete Riley, i cili punon në “Predictive Science” të San Diegos, ka një 12% mundësi që në dhjetë vitet e ardhshme, Dielli të na dhurojë një erozion, siç nuk shihet prej 150 vjetësh. Më saktë që prej asaj që u cilësua si evenimenti “Carrington”, më 1 shtator 1859, i vërejtur pikërisht Richard Carrington, që më pas i vuri emrin e vet. Një fenomen, që provokoi zgjerimin e aurorave boreale nëpër zona të panjohura, por solli pak dëme. Disa instrumente që kontrollonin fushën magnetike tokësore dolën jashtë shkalle, ndërsa disa stacione telegrafike morën zjarr, për efektin e stuhisë magnetike, të shkaktuar nga ndezja diellore, teksa nga Dielli “qëllohen” në hapësirë sasi të mëdha grimcash elektromagnetike, aq të forta, sa që arrinin t’i shpëtonin gravitetit.
Sipas “National Research Council” në SHBA, dëmet këtë herë mund të jenë të mëdha, duke prekur sidomos aparaturat elektrike dhe duke rrezikuar të sjellin ndërprerjen e shërbimeve thelbësore, si energjinë elektrike, transportin, rrjetet hidrike dhe transmetimet në përgjithësi. Mbetet të shihet nëse kur dhe si stuhia do të goasë këtë herë planetin, që gjithsesi sipas statistikave, ka më tepër mundësi t’ia hedhë paq pa stuhinë, sesa të ndodhë e kundërta. (wired)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi