Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nju Jorku në syrin e stuhisë  Empty Nju Jorku në syrin e stuhisë

Sun 28 Aug 2011 - 15:58
Erërat e dhunshme të uraganit “Irene” po godasin Nju Jorkun duke sjellë me vete shira të rrëmbyer dhe rrezikun e përmbytjes së distriktit të tij financiar, Wall Street-it.Sistemi i transportit publik në qytet është mbyllur dhe kryebashkiaku Majkëll Blumberg tha se tani është shumë vonë për evakuime. Janë gati 370.000 njerëz që banojnë në zonat e ulëta të Nju Jorkut e të cilëve u ishte kërkuar të largohen prej andej, por në këtë pikë, sipas Blumberg, është më mirë të qëndrojnë brenda e të shmangin çdo lloj lëvizjeje.“Tehu i mprehtë i uraganit mbërriti këtu tek ne dhe kushtet do të përkeqësohen me shpejtësi. Sipas shërbimit metereologjik kombëtar, nga ky moment priten erëra tropikale dhe një paralajmerim për tornado është në fuqi deri në orët epasdites. Të shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë, por mundësia ekziston. Në kushte të tilla mendoj se qëndrimi jashtë është i rrezikshëm. Koha e evakuimit mbaroi, tani qëndroni në shtëpi e mos dilni që aty derisa kushtet atmosferike të përmirësohen. Natyra është shumë më e fuqishme se ne”, u shpreh Blumberg.“Irene” që vazhdon të godasë brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara me rrebeshe shiu dhe erëra të forta, është dobësuar në fuqi që kur preku tokën, duke u klasifikuar në kategorinë e parë, por ekspertët mendojnë se ajo është potencialisht shkatërruese, së paku për nga rreziku i përmbytjeve. Në të gjithë rajonin e prekur prej saj, rreth 2 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Pothuajse po kaq persona janë zhvendosur nga zona e rrezikut, kryesisht nga Nju Xhersi. Numri i viktimave ka mbërritur në 9, shtatë burra ndër të cilët një serfist, një grua dhe një fëmijë, i cili humbi jetën nga rrëzimi i një peme, të cilën fuqia e erës e shkuli nga rrënjët.

Nju Jorku është në syrin e stuhisë që ka në rrugën e saj disa nga zonat me popullatën më të dendur në vend, përfshirë Uashingtonin, Filadelfian dhe Bostonin. Të shtunën presidenti Barak Obama vizitoi qendrën e komandës, ku zyrtarë të lartë të emergjencave janë duke bashkërenduar masat për të përballuar gjendjen. Ai paralajmëroi se gjendja mund të jetë kritike në 72 orët e ardhshme. Fuqia e erërave të uraganit “Irene” është ndjerë deri në 150 kilometra nga epiqendra e stuhisë. Marina e Shteteve të Bashkuara i dha urdhër Flotës të Dytë, të stacionuar në Virxhinia, të dalë në det të hapur për të shmangur dëmet e mundshme.

“Irene” ka shkaktuar tornado në të paktën 4 shtete e ka sjelle ngërçe të mëdha të trafikut ajror, duke detyruar anullimin e mijëra fluturimeve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi