Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“2011 AG5”, ja asteroidi që rrezikon te godase Token Empty “2011 AG5”, ja asteroidi që rrezikon te godase Token

Sun 4 Mar 2012 - 1:54
“2011 AG5”, ja asteroidi që rrezikon te godase Token ImagesKjo hipotezë do të konfirmohet vetëm në vitin 2023, kur pritet kalimi në një orbitë më të saktëNASA ka identifikuar një asteroid të ri që kërcënon planetin tonë dhe llogaritet që mund të ketë një impakt në shkurt të vitit 2040. Ky “i vëzhguar special” i organizmit që i përkushtohet kërcënimit të asterodiëve, quhet “2011 AG5”. Bëhët fjalë për një gur me një diametër rreth 140 m, që sipas ekspertëve mund të godasë Tokën pas 18 vjetësh. Mundet, pasi shkencëtarët që e kanë vërejtur, kanë mundur ta ndjekin vetëm për një gjysmë orbitë, gjë që është fare pak për të bërë parashikime të besueshme, që do të kenë nevojë të nisen nga analiza e një orbite të tërë, siç ka saktësuar Detlef Koschny, i cili punon në “Solar System Missions Division” të Agjencisë Hapësinore Evropiane në Noordwijk.
Megjithë pasiguritë, guri hapësinor ka rreth një mundësi nga 600 për të mbërritur në sipërfaqen tokësore dhe të bëjë dëme, aq sa për specialistët e fushës nuk mund të konsiderohet si një kërcënim real. Do të bëhet i tillë nëse në vitin 2023 do të kalojë ekzaktësisht përmes një zone të hapësirës, që është e gjerë rreth qindra kilometra, siç e presin shkencëtarët. Nëse do të arrijë të qëllojë këtë "vrimë", mund të konfirmohet ardhja e tij në Tokë, për 5 shkurtin e vitit 2040. Për këtë arsye, vëzhgimet do të vazhdojnë dhe shkencëtarët po përgatiten për të marrë vesh me kalimin e kohës, nëse asteroidi do të mungojë në takimin e pritshëm të vitit 2023, apo do të qëllojë në shenjë. Do të jetë e rëndësishme të merret vesh përpara kohe, në mënyrë që të merren masat, për të bërë të pamundur rrugëtimin e tij drejt Tokës, duke nisur nga viti 2023.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi