Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Engjelli Embel
Engjelli Embel
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 2575
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia,Udhetimet..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Folen E Engjejve..!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/11/2010

U gjet trupi i pajetë i Lorikut pesëvjeçar Empty U gjet trupi i pajetë i Lorikut pesëvjeçar

Sun 4 Mar 2012 - 13:43
Në një komunikatë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, bëhet e ditur se në ora 11:05 u është gjetur trupi i pajetë i Lorik Ilir Bytyqit.
Trupi u gjet në lum nga Njësia e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, një kilometër larg vendit të incidentit.

Loriku pesëvjeçar ishte zhdukur afër lumit të fshatit Dobrajë e Madhe, të komunës së Lipjanit.

Personi i fundit që ka pasur kontakt me të, ka qenë gjyshi i tij. Ai ka thënë se nipi është rrëmbyer nga lumi, niveli i të cilit ishte rritur pas shkrirjes së borës.

Trupi i tij i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndryshe, nga shkrirja e borës uji ka vërshuar edhe disa shtëpi të fshatit Komaran të komunës së Drenasit. Për largimin e ujit që rrezikonte të përmbys shtëpitë, kishte intervenuar edhe njësiti i zjarrfikësve me pompat për thithjen e ujit.

Edhe në lagjen “Emshir” të Prishtinës, nga shkrirja e borës uji rrezikon të vërshojë shtëpitë e kësaj lagjeje.

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, kishte paralajmëruar se nga shkrirja e borës mund të ketë vërshime, por jo përmbytje përmasash të mëdha.

“Një pjesë të borës e pranon toka, një pjesë tjetër zbrazet në liqenet akumuluese, e pjesa tjetër në lumenjtë që janë rrekej”, ka thënë Tahirsylaj.

Ndërkaq, në kohën kur Kosova ballafaqohej me të reshura të mëdha bore, ministri i Ambientit, Dardan Gashi, ka thënë se i kanë ekspertët në terren për ta monitoruar situatën dhe se kryetarët e komunave do njoftohen për vendin ku mendohet se do të ketë rrezik.

“Ne në njërën anë jemi të kujdesshëm të mos i shqetësojmë qytetarët pa nevojë me lajme të panikut, që mund të përhapen, por në anën tjetër jemi vigjilentë që të njoftohen kryetarët e komunave dhe shtabet emergjente në kohë, se ku mund të ketë potenciale të rrezikut”, ka deklaruar më 18 shkurt, ministri Gashi. /Telegrafi/
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

U gjet trupi i pajetë i Lorikut pesëvjeçar Empty Re: U gjet trupi i pajetë i Lorikut pesëvjeçar

Sun 4 Mar 2012 - 13:49
aman sa nuk i duroj dot lajmet e keqija per femijet
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

U gjet trupi i pajetë i Lorikut pesëvjeçar Empty Re: U gjet trupi i pajetë i Lorikut pesëvjeçar

Sun 4 Mar 2012 - 13:50
ne emer te stafi shperhim ngushlimet tona te thella familjes Bytyqit.
Sponsored content

U gjet trupi i pajetë i Lorikut pesëvjeçar Empty Re: U gjet trupi i pajetë i Lorikut pesëvjeçar

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi