Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prostitucioni, hipokrizia në Kuvend Empty Prostitucioni, hipokrizia në Kuvend

Sun 4 Mar 2012 - 18:35
Kristi Pinderi

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal, sidomos ato që kanë lidhje me debatin për prostitucionin po çohen përpara edhe sepse Shqipëria ka detyrime të qarta ligjore ndërkombëtare. Konkretisht, në vitin 1993 ne kemi nënshkruar Konventën për Eliminimin e Cdo Forme të Diskriminimit ndaj Femrës (CEDAW), e për pasojë, kjo Konventë tashmë ka statusin e një ligji ndërkombëtar mbi ligjet e Parlamentit, e në frymën e Kushtetutës. Ligjet ndërkombëtare janë më lart në “hierarkinë ligjore”, nëse mund të shprehemi kështu, se ligjet e Parlamentit, e nga ana e tyre, me të njëjtin mënyrë vlerësimi, vetë ligjet e parlamentit janë më prioritare se VKM.
Njëherë në katër vjet, Shqipëria, si dhe vendet e tjera të OKB që e kanë ratifikuar këtë konventë, janë të detyruara të raportojnë para Komitetit të CEDAW në një seancë shumë interesante: raporton fillimisht qeveria dhe raporti i saj konsiderohet zyrtar. Por, pasi qeveria ka raportuar, komiteti kërkon mendimin e shoqërisë civile, që duhet të jetë mendim i pavarur nga ai i qeverisë! Ky raport i shoqërisë civile quhet zyrtarisht “raporti hije” i Shqipërisë.
Pasi ka dëgjuar të dyja raportet OKB del me një përfundim zyrtar ku bën edhe rekomandimet përkatëse. Herën e fundit, OKB dhe Komiteti CEDAW ka thënë shprehimisht për Shqipërinë: Të ndryshohet sa më parë Kodi Penal në mënyrë që asnjë femër që ushtron prostitucion të mos dënohet më! Arsyet pse Komiteti e ka bërë këtë rekomandim, nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me legalizimin e prostitucionit, por me faktin qe në pothuajse të gjitha rastet, femrat që kapen në flagrancë duke ushtruar prostitucion, janë viktima dhe është e padrejtë të dënohen viktimat! CEDAW vetë reflekton disa nga parimet bazë të të gjithë përpjekjeve feministe në botë që bazohen te filozofia se femra dhe njeriu ka të drejtë të zgjedhë, e vetme dhe e pandikuar nga askush, se çfarë do të bëjë me shëndetin, me trupin, me karrierën apo me gjithçka të vet! CEDAW u miratua në vitin 1979, pra si refleksion i feminizmit botëror. Mirëpo çfarë po ndodh në Shqipëri? Ne nuk i dekriminalizuam dot femrat që ushtrojnë prostitucion, siç sugjeron OKB, në tani do dënojmë edhe klientët. Në filozofinë e të drejtave të njeriut kjo vërtet tregon se kur dënojmë ne nuk diskriminojmë, por dënojmë të gjithë njësoj, ama është më shumë ngushtim i të drejtave të të gjithëve. Çfarë është prostitucioni? Kush e kryen atë? Kush e stimulon? Kush përfiton prej tij? Janë vetëm femra, apo ka edhe meshkuj ata që ushtrojnë prostitucion? Prostitucion konsiderohet shpërblimi për një favor seksual: si i konsiderojmë ne shpërblime të paorganizuara (jo detyrimisht vetëm me Cash) pasi është bërë një favor seksual? Kur dikush favorizohet për një motiv pas një shërbimi seksual konsensual, a kemi të bëjmë këtu me prostitucion? Nëse është rënë dakort pra nga të dyja palët për këtë gjë, kush do të dënohet, sa do dënohet dhe mbi çtë drejtë?
Këto janë të gjitha pyetje që kërkojnë debat në shoqëri. Por debat të sinqertë, jo hipokrit!

Ndryshimet në Kodin Penal



1. Kushdo që do të ofrojë shpërblim në favor të shërbimeve seksuale do të dënohet me tre vjet burg. “Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”,- thuhet në propozimin që u miratua në Komisionin e Ligjeve, në kuadër të ndryshimeve të Kodit Penal.



2. Rekrutimi; transportimi, transferimi, strehimi, fshehja ose pritja e personave me anë të kërcënimit, përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, për qëllim shfrytëzimi do dënohet nga 8 deri në 15 vjet dhe me gjobë nga 3 milionë deri në 6 milionë lekë. Ligjvënësi i ka ndarë të trafikuarit në dy kategori, në vartësi të moshës. Trafikimi i personave përfshin trafikimin e burrave, grave dhe fëmijëve nga 0-18 vjeç. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga tetë milionë deri në dhjetë milionë lekë.
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Prostitucioni, hipokrizia në Kuvend Empty Re: Prostitucioni, hipokrizia në Kuvend

Mon 5 Mar 2012 - 13:45
Vaj medet cna ka gjet po pse ore i paskeni ven te gjitha gjerat ne vij dhe vetem ceshtja e prostitucionit ju kish mbet pa e rregulluar,, Eh pik e zez cna ka gjet me kte qeveri qe kemi.....
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prostitucioni, hipokrizia në Kuvend Empty Re: Prostitucioni, hipokrizia në Kuvend

Mon 5 Mar 2012 - 16:30
Ka ore ka e gjera te tjera Shiperia per te rregulluar e ndrequr por smund te thuash se ky eshte problemi me i vogel e ta leme menjane..se spo guxojne njerezia te dalin nje shetitje se kudo rrugeve i gjeni ato,skane nje vend te caktuar edhe per me shume me mire te legalizohet si profesion sepse edhe perfitime ne qeveri sjell edhe besoj se do zvogeloj nr e femrave te abuzuara ne vend...Ndoshta ...,eshte nje mendim ky i imi megjithse ne nuk vem mend lehte e me mire e kemi te kapim ndonje e ta kercenojme sesa te paguajme per nje te till... Prostitucioni, hipokrizia në Kuvend 721253
Sponsored content

Prostitucioni, hipokrizia në Kuvend Empty Re: Prostitucioni, hipokrizia në Kuvend

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi