Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

HIPOKRIZIA  Empty HIPOKRIZIA

Mon 2 Apr 2012 - 17:56
Hipokrizia ne esence nenkupton qe te paraqitesh para te tjereve me cilesi pozitive te cilat nuk i ke dhe te shtiresh tjeterfare sec je ne te vertete, me qellim qe te fitosh simpatine e te tjereve dhe opinionin e tyre te mire per ty.
Hipokrizite jane te llojeve te ndryshme. Hipokrizia ne fe shfaqet ne pese gjerat vijuese:
- Ne trup
- Ne pamje
- Ne te folur
- Ne menyren e kryerjes se ceremonive fetare
- Ne raportin me te tjeret.

1- Hipokrizia ne trup shfaqet me dobesim, keputje, zymtesi, etj... duke nenkuptuar me keto se personi eshte lodhur nga adhurimi i shumte qe ka bere, duke u ankuar per poziten ne te cilen ka ardhur feja dhe per friken ne boten e ardhshme.

2- Hipokrizia ne pamje dhe veshmbathje tregohet ne floket e pakrehur dhe parregulluar, uljen e kokes ne te ecur, ne levizjet e ngadalshme, ne lenien e shenjes se sexhdes ne balle (me qellim), ne vjetersine e veshjeve qe mban, etj. Nese kjo behet me qellim, krej keto jane shenja te hipokrizise.

3- Hipokrizia ne te folur shfaqet duke u shtirur para njerezve te devotshem, duke dhene keshilla, paralajmerime, duke bere citime te thenieve te urta dhe shembuj nga tradita islame, ne menyre qe te tregoje se dhe ai eshte i devotshem dhe i pason njerezit e urte. Ne kete ben pjese gjithashtu edhe te levizurit e buzeve dhe te shtirurit para te tjereve sikur je i zene gjithe kohes.

4- Hipokrizia ne ceremoni, per shembull ne namaz, manifestohet ne zgjatjen qellimisht te kijamit (qendrimit ne kembe), rukuse apo sexhdes, ne uljen e kokes, ne moslevizje e gjera te tilla te ngjashme, vetem e vetem qe ta shohin te tjeret.

5- Hipokrizia ne raport me te tjeret shfaqet ne faktin se kur i fton njerezit per vizite ne shtepine tende, perzgjedh vetem njerez te shquar apo te pasur, me qellim qe te perhapet fama jote.


Shenim: Duhet pasur parasysh se nese gjerat e mesiperme behen me sinqeritet dhe per hir te Allahut, apo sepse gjendja e njeriut aktuale eshte e tille dhe ai sillet i lodhur per shkak te punes se rende, apo vishet me rroba te vjeteruara per shkak te varferise, ketu nuk kemi hipokrizi por thjesht realitet. Cdokush eshte i afte pak a shume ta dalloje hipokrizine nga sinqeriteti sepse hipokrizia ka te beje me tregimin e vetes para te tjereve duke kerkuar famen dhe duke dashur qe njerezit te te kene ne qender te vemendjes, ndersa sinqeriteti ka te beje me modestine, me berejn e gjerave vetem per hir te Allahut, dhe me kerkimin e kenaqesise se Tij, dhe te askujt tjeter pervec Tij. Allahu e di me se miri!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

HIPOKRIZIA  Empty Re: HIPOKRIZIA

Mon 3 Sep 2012 - 3:13
Nga Sokol Demaku

Shumë herë duke menduar për natyrën njerëzore dhe personalitetin e tyre, unë shpesh herë ndalem tek një fenomen qe mendojë se në masë të madhe e kanë te gjithë njerëzit, pra mendojë se në raste të caktuara të gjithë njerëzit janë hipokrit!
-E dime se cfare eshte hipokrizia, pra vjen nga fjala greke shtirje!
Hipokrit: Që shtiret sikur është i mirë, i virtytshëm e i dashur, me qëllim që të gënjejë të tjerët; që mban qëndrim me dy faqe, shtirak, shtinjak; që nuk i shpreh haptas ndjenjat, bindjet ose qëllimet e verteta.
-Hipokrizi mund te thuhet ne rast se një person është hipokrit kur veprimet e tij kundërshtojnë besimet e brendshme dhe qendrimet e pohimeve te tij apo anasjelltas,pra kemi te bejme me njerëz që duan të manipulojne me të tjerët per të krijuar një figurë positive tek ata, për një interes te caktuar!
Hipokrizi: Të qenët hipokrit, vesi i atij që mban qëndrim me dy faqe; fjalë, sjellje a dicka tjetër e rreme, që synon të mashtrojë të tjerët.
-Për këtë kategori njerëzish një gjë është e sigurt: perfitimi në mënyra të ndryshme, mënyra të cilat nuk përkojnë me moralin, se për këtë ata edhe shtrembërojnë të vërtetën dhe mundohen të përshtatën sa për sy e faqe!
Hipokrizia është veprimi dënues apo thirrje për dënim e një personi tjetër kur qortuesi është fajtor i veprimit për të cilin ai kërkon që i padituri (i akuzuari) të dënohet. Hipokrizia është shtirja e një njeriu që pohon se zotëron cilësi, (virtyte, morale, besime, parime,) mendime apo ndjenja që në të vërtetë nuk i ka.
Një njeri është hipokrit kur veprimet e tij kundërshtojnë besimet e brendëshme dhe
pohimet e tij apo anasjelltas.
Hipokrizia përdor manipulimin e njerëzve të tjerë apo mbajtjen e një figure pozitive të
vetvetës tek të tjerët apo për vetveten.
Në psikologji, sjellja hipokrite lidhet ngushtë me gabimin cilësues themeltar: njerëzit anojnë ti
shpjegojnë veprimet e tyre sipas rrethanës në të cilën ndodhën, duke çuar në gjykimin e të
tjerëve e ndërkohë në përligjjen apo (justifikimin) e veprimeve të tyre.
Po ashtu, te disa njerëz në të vërtetë vërejnë se kanë një karakter të sëmurë të cilin e rpezentojnë tek njerëz tjerë.
Kjo quhet projeksion psikologjik.
Hipokrizia është veprimi apo gjendja e të pamohuarit e të qenurit më i mirë se dikush apo të ketë ndjenja apo besime të cilat një njeri nuk i ka.
Hipokrizija më së miri mund të hetohet tek njerëzit e ult. Kur ti je percdo ditë me ta dhe percjelle ato krijesa si ato mundohen të paraqqiten në formën me të mirë,mundohen të përdorin fjalor, fjlor me të cilin kur ti do dëgjosh do të të duket se ke te beshë me parazita të rrezikshëm apo më mire të themi me inskete të pa zhvillueme dhe me këtë mund ti definosh si dyftyrësha edhe pse ndoshta ky emertim është shumë i butë për keta tipa njerëzish e që ne ditët bashkohore si duket shtohen apo më mirë të themi rriten në sasi.
Të gjithë qenjet njerëzore duhet pranuar kanë pak në shpoirtë hipokrizin apo të themi simulimin e kjo është krejt pasojë e rrethit ku jetojmë dhe se ky rreth kërkonm këtë nga ne e ne jemi ata të cilët e servojmë.
Por eshtë shumë e rrezikshme kur hipokrizija si në ditët e sotme te shumë qenje njerëzore ka kaluar në mënyrë të jetesës.
Çka mendoni ju me këtë?
Mirëpo është interesant të dihet se si reagojnë hipokritët kur shohin dyuftyrsit e të tjerëve apo të themi keta dyftyrshat tanë kur takohen me hipokritet tjerë, kur ata fillojnë edhe këtyre tua bëjnë jetën banale?
“Kthehuni nga vetëvetja, ktheuni rreth vetëvetës, shikoni se si njerëzit me dy fytyra për rreth jush ia shesin apo më mirë te themi ia huazojnë shpirtin “dreqit” në menyrë që para njerëzve të paraqitën dhe kinse të tregtojnë dhe blejnë mallra të shtrenjta, vetura luksoze, janë në shoiqëri me femra bukuroshe, e me siguri njeriu duhet të mendoj dhe ketë logjikë per këtë se cfarë jete kanë dhe bejnë ky lloj njerëzish në realitet.
O njerëz me dy fytyra mos ti quajmë hipokrit kthehuni nga vetëvetja, kjo është rruga më e dfrejtë dhe më e ndershme, kjo është ajo cka na mban në jetë sepse dyftyrësia apo hipokrizija na ndan, na benë jo njerëz.
Mendohuni pakëz dhe logjikoni me ate mendjen e juaj të sëmurë se në rrethin tuaj shumica e njerëzve jetojnë jetë të lumtur, as një burr nuk mashtron gruan e tij, ansjë grua nuk luan me nderin e burrit, edhe këta pra bëjnë jetë, asnjë nuk pretendon se është ai i cili do jetë shpetimtari i atyre që e rrethojnë por do jetë nje prej atyre që do jetoj jetën së bashku me ta.
Por ju jeni ata që jeni kundër këtyre e ju duket se këta janë ata që jeni ju!
Këta janë të sinqert, këta janë të njerëzishëm, por ku jeni ju???....
Mendoj se ky lloj i njerëzve apo më mire tu them qenjeve njerëzore është rreziku permanent për një shoqëri njerëzore.
Duhet të risocializohen këta se përndryshe shoqëria njerëzore do ta ketë të veshtirë po që se këta rekrutojnë në radhët e tyre elemente të reja të rrezikshme për shoqërinë normale njerëzore.zemrashqiptare.net
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi