Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Rusi, Putin, president për të tretën herë  Empty Rusi, Putin, president për të tretën herë

Sun 4 Mar 2012 - 22:18
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Rusi tregojnë se Vladimir Putin është zgjedhur për të tretën herë president i vendit, pas katër vjetësh në postin e kryeministrit.

Rezultatet paraprake tregojnë se Putin ka marrë 60 % të votave që do të thotë që ai do të shmangë një raund të dytë përballë rivalit më të afërt, komunistit Genady Zyganov.

Zyrtarë tregojnë se pjesëmarrja në votime ishte më e lartë së në zgjedhjet e fundit presidenciale në vitin 2008.

Në të njëjtën kohë grupet e opozitës raportuan shkelje gjatë procesit të votimit, me një numër njerëzish që sipas tyre kanë votuar më tepër se një herë.

Ata bënë thirrje për protesta në masë në qëndër të Moskës ditën e hënë.

Njëkohësisht me mijëra mbështetës të Putinit janë mbledhur jashtë Kremlinit duke festuar fitoren me flamurë dhe banderola.

Me numërimin që tashmë ka filluar në shumicën e vendit, Komisioni Zgjedhor publikoi rezulatet paraprake me Putin që ka gati 62 % të votave dhe Zyganov poshtë limitit të 18 %.

Përqindja e kandidatëve të tjerë është ende nën 10 %.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi