Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Rusi, arrestohet kryeaktivisti anti-Putin Empty Rusi, arrestohet kryeaktivisti anti-Putin

Fri 26 Oct 2012 - 12:09
Rusi, arrestohet kryeaktivisti anti-Putin Udaltsev

Një prej aktivistëve më të rëndësishëm të opozitës ruse, Sergei Udaltsov, u arrestua të premten me akuzën për organizimin e trazirave publike dhe përballet me mundësinë e dënimit deri në dhjetë vjet heqje lirie.

Duke folur përpara Komitetit Hetimor, ekuivalentes së FBI-së në Rusi, Udaltsov theksoi edhe një herë më shumë pafajësinë e tij.

”Nuk jam unë, por regjimi i Putinit që del në gjykatë. Më mbështesni mua dhe të gjithë të burgosurit e tjerë politikë në Rusi”, shkroi aktivisti në rrjetin shoqëror “Tëitter”.

Dy aktivistë të tjerë janë vendosur gjithashtu nën arrest në lidhje me të njëjtat akuza.

Udaltsevit i ishte ndaluar më parë të largohej nga vendi, ndërsa një dokumentar i transmetuar më parë gjatë muajit, e përfshiu atë në një komplot të supozuar për të rrëzuar qeverinë nëpërmjet një revolucioni të financuar nga shteti i vogël fqinj i Gjeorgjisë.

Përpara arrestimit të aktivistit, një tjetër zë anti-Putin, Leonid Razvozzhayev, u rrëmbye nga Shërbimet Sekrete Ruse në Kiev dhe u transferua në Rusi, ku pranoi “me vetëdije” përpara policisë planifikimin e grushtit të shtetit.

Ditën e enjte, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë shprehu qartësisht shqetësimin e saj të thellë, mbi mënyrën se si po trajtohet aktivisti Razvozzhayev.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi