Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Barnat për tensionin e gjakut kundër kancerit të gjirit Empty Barnat për tensionin e gjakut kundër kancerit të gjirit

Wed 31 Mar 2010 - 16:49
Barnat për tensionin e gjakut kundër kancerit të gjirit Image1Sipas një hulumtimi britaniko-gjerman, barnat e përdorura për tensionin e gjakut mund të ndihmojnë gjithashtu edhe në reduktimin e përhapjes së kancerit të gjirit. Sipas shkencëtarëve, pacientët me kancer të gjirit që përdorin trajtim të tillë, shfaqin ulje të kënaqshme të rrezikut të vdekjes. Ndërsa vetë ata deklarojnë se barnat pengojnë përhapjen e kancerit, pasi parandalojnë prodhimin e hormoneve që shkaktojnë përhapjen e qelizave kanceroze. Me qëllim “testimin” e efektshmërisë së barnave, shkencëtarët e Queen’s Medical Centre në Nottingham të Anglisë, në bashkëpunim me Universitetin Witten të Gjermanisë, studiuan tre grupe të ndryshme pacientësh me kancer të gjirit. Në grupin e parë bënin pjesë personat që kishin hipertension, të cilëve i’u dhanë pilula analoge, grupi i dytë përbëhej nga persona me tension të lartë, të cilëve i’u dhanë barna të tjera, ndërsa ata të grupit të tretë nuk kishin asnjë problem me tensionin. Nga 466 persona gjithësej që u studiuan, tek 43 personat që kishin marrë barna kundër tensionit të gjakut, u vërejt një ulje e konsiderueshme e përhapjes së qelizave kanceroze. Gjithashtu, pacientët me hipertension, kishin 71% probabilitete më pak që të vdisnin, në krahasim me grupet e tjera.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi