Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aktivitet sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit - vizita falas për të gjitha gratë pjes Empty Aktivitet sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit - vizita falas për të gjitha gratë pjes

Thu 3 Nov 2011 - 17:17
Aktivitet sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit - vizita falas për të gjitha gratë pjes Aktivitet%20sensibilizues%20ndaj%20kancerit%20te%20girit_0“Kanceri i gjirit vret më pak, nëse zbulohet shpejt.” - ishte aktiviteti sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit ku kanë marrë pjesë Zonja e Parë, Teuta Topi, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli si edhe përfaqësues të Ambasadës Amer.

Sipas nje raporti të OBSH-së 1 në 9 gra, diagnostikohen me kancerin e gjirit në botë ndërkohë që në Shqipëri cdo vit humbin jetën 320 gra.

Ne fjalen e saj kryetaria e Kuvendit Topalli pohoi se "Sëmundja e kancerit nuk është më një sëmundje fatale. Përkundrazi, nëse secila prej zonjave, prej bijave, prej motrave, prej nënave bëjnë kujdes që në momentet e para të shkojnë tek mjeku, të bëjnë vetkontrollin, të bëjnë mamografinë ajo mund të kthehet në një sëmundje tërësisht të përballueshme dhe mbi të cilën ne mund të fitojmë".

Ndersa zonja e pare Teuta Topi vleresoi se, "gjitha grat kudo që ndodhen dhe në cfarë do pozicioni apo pozite, qyteti apo fshati duhet të jenë të vëmendshme ndaj cdo shenje që kjo sëmundje shfaq. Ndaj cdo shqëtësim dhe ti drejtohen mjekut pa hezituar"

Fundi i muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit, ka mbledhur gra nga e gjithë shqiperia kane marre pjesë ne aktivitetin sensibilizues, ku dhe kanë marrë kontrolli falas te gjirit.

(RevistaShtypi.al)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi