Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një hap premtues në luftën kundër kancerit Empty Një hap premtues në luftën kundër kancerit

Tue 10 Apr 2012 - 2:11
Një hap premtues në luftën kundër kancerit Vaksine-300x194Një vaksinë që mendohet se mund të luftojë 90 për qind të tumoreve është testuar te njeriu për herë të parë.

Testet e kryera te njerëz me kancer të gjakut treguan se imuniteti i këtyre personave u rrit pas injektimit të vaksinës. Si një medikament terapeutik, vaksina është krijuar për të ndihmuar organizmin e të prekurve të luftojnë sëmundjen më shumë sesa të parandalojë shfaqjen në individë të shëndetshëm.

Studiuesit besojnë se medikamenti mund të ndihmojë edhe në kancerin e prostatës, gjirit, pankreasit, zorrëve dhe vezoreve.

Nëse gjithçka shkon mirë, vaksina e quajtur ImMucin do të jetë në treg në vitin 2020.

Më shumë sesa sulmi ndaj qelizave kancerogjene, si të gjitha ilaçet, medikamenti i ri rrit fuqinë e sistemit imunitar për të luftuar tumorin.

Kërkimet për vaksinën kundër kancerit janë penguar deri tani nga frika se edhe indet e shëndetshme mund të shkatërroheshin nga ilaçi. Por studiuesit e kompanisë Vaxil Biotheraputics dhe Tel Aviv University janë fokusuar në proteinën e quajtur MUC1, e cila gjendet te qelizat kancerogjene në sasi më të mëdha se te ato të shëndetshmet. Dhe jo vetëm kaq. Ajo është e “pajisur” me një lloj sheqeri me një formë të veçantë.

Vaksina në fjalë “stërvit” sistemin imunitar të njohë pikërisht këto qeliza dhe t’i kthejë në një arsenal kundër kancerit.

Muc1 me formën e veçantë gjendet në 90 për qind të tumoreve dhe rezultatet te minjtë kanë qenë befasuese.

Kompania prodhuese ka njoftuar se edhe tek njerëzit rezultatet janë premtuese. 10 pacientë që vuanin nga mieloma e shumëfishtë, një formë e kancerit të gjakut, kanë marrë vaksinën në Hadassah Medical Centre në Jeruzalem dhe shumica kanë vënë re përmirësim të menjëhershëm.

7 prej tyre menjëherë pas trajtimit kishin më shumë imunitet kundër qelizave të kancerit në krahasim me kohën para marrjes së ilaçit. 3 prej tyre rezultonin “të pastër” nga qelizat kancerogjene, ndërsa asnjë nuk pati efekte anësore.

Studiuesit shprehen se ky zhvillim i ri në luftën kundër kancerit mund të çojë drejt kurave për pacientët me kancer të gjirit, të cilat kanë pak shanse për të mbijetuar. Gjithashtu, medikamenti mund të përdoret si vaksinë për femrat që rrezikojnë të preken në të ardhmen. / Gazmira Ndoja Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi