Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Studiuesit japin shpresë për luftën kundër mbipeshës, ja çfarë duhet të hani! Empty Studiuesit japin shpresë për luftën kundër mbipeshës, ja çfarë duhet të hani!

Thu 5 Jul 2012 - 18:51
Studiuesit japin shpresë për luftën kundër mbipeshës, ja çfarë duhet të hani! Fruit-salad1-300x224Mbipesha është kthyer padyshim në një sëmundje të kohëve moderne. Por ndërsa lufta kundër obezitetit është sa e vështirë aq edhe komplekse, shkencëtarët amerikanë kanë arritur në përfundimin se frutat me bërthamë, si pjeshkat, kumbullat dhe nektarinat mund të përdoren në luftën kundër sindromës metabolike, e cila mund të çojë tek problemet serioze shëndetësore.

Sipas tyre, këto fruta përmbajnë përbërës bioaktivë, të cilët ndihmojnë në luftën kundër shëndoshjes, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

“Në disa vite të fundit obeziteti është bërë problem i madh i shoqërisë për shkak të problemeve shëndetësore që ai shkakton. Janë predispozitat gjenetike dhe ushqimi i keq që përcaktojnë prirjen ndaj shëndetit të tepërt dhe shqetësimi më i madh i mjekëve lidhet me sindromën metabolike. Por studimet tona kanë treguar që frutat me bërthama, siç janë pjeshkat, kumbullat dhe nektarinat përmbajnë substanca që në mënyrë të suksesshme mund të luftojnë me shëndoshjen, diabetin dhe inflamacionet. Po ashtu, mund të reduktohet niveli i kolesterolit të keq në gjak i cili është i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare”, – ka thënë për mediat doktor Luis Cisneros-Zevallos, drejtues i studimit.
Sipas tij, përzierja e komponimeve bioaktive e këtyre frutave vepron në komponentët e ndryshëm të sëmundjes duke sjellë përmirësime të dukshme./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi