Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, ankohen prostitutat: Na latë pa bukë Empty Tiranë, ankohen prostitutat: Na latë pa bukë

Mon 5 Mar 2012 - 1:05
Tiranë, ankohen prostitutat: Na latë pa bukë Prostitutes-300x229Edhe pse ilegalisht, kryeqyteti ofron seks për të gjithë. Nga 2-mijë lekëshet e lulishtes pranë “Ushtarit të Panjohur” ose dhe gropës pas Operas deri te vajzat 500-euroshe të hoteleve luksoze.

Edhe pse nuk mund të thuash me saktësi nëse ka apo jo Tirana një “Zonë me drita të kuqe”, çdo kush e tregon me bindje se në disa motele periferike të kryeqytetit ushtrohet ilegalisht prostitucioni. Por, ka edhe zëra për një prostitucion ‘elitar’, ku vajza të hijshme, të veshura klas ushtrojnë ‘zanatin’ më të vjetër në botë, për shifra më të kripura që arrijnë në qindra mijëra euro.

“Gazeta Shqiptare” në numrin e sotëm ka intervistuar një punonjëse të seksit në zonën tek lulishtja e “Ushtarit të panjohur”. Ajo prezantohet me emrin Tina.

Duke komentuar ligjin e ri të Qeverisë së Shqipërisë se punonjëset e seksit nuk dënohen me burg, por dënohen klientët e tyre dhe tutorët, Tina thotë se kjo gjë po ua prish biznesin.

“Ne nuk i bëjmë dëm askujt, përse duhet të na dënojnë, por edhe klientët tanë nuk duhet të dënohen. Me këtë vendim kam frikë se do na bien klientët”, ka thënë Tina për “Gazeta Shqiptare”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi