Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Italiani i tumorit në Tiranë, Gazeta e kap duke bërë pazar për kurën me sodë buke Empty Italiani i tumorit në Tiranë, Gazeta e kap duke bërë pazar për kurën me sodë buke

Sun 4 Nov 2012 - 20:06
Italiani i tumorit në Tiranë, Gazeta e kap duke bërë pazar për kurën me sodë buke LuKa-Olivoto-27-vje%C3%A7ari-qe-humbi-jeten-dhe-prinderit-e-tij-300x207

Takimi me Tulio Simonçinin në hotel “Diplomat”
Mjeku nën hetim vazhdon aktivitetin. Nuk prononcohet për gazetarët.
Sodat për tumoret, mjeku italian pret pacientët në hotel.
“Nëse s’keni paratë për konsultën, mos më humbni kohë. Më telefononi kur të jeni gati”
Simonçini në Tiranë: Eja me 150 euro për t’u takuar me mua.
Kura për tumoret u ofrohet edhe pacientëve shqiptarë.
Kura me sodë buke, “ilaçi” kushton vetëm 5.2 euro.
Duhet të jenë të paktë ata qytetarë shqiptarë dhe europianë që kanë bërë konsulta mjekësore kundrejt pagesës në kafenenë e një hoteli. Aq më shumë kur bëhet fjalë për një sëmundje fatale, siç është tumori.
Tulio Simonçini na e kishte lënë takimin te “Diplomati”, dhe deri në momentin që e pamë të ngjiste shkallët, ishim skeptikë për ardhjen e tij. Pas një pritje rreth gjysmë ore në verandën e katit të parë, më në fund mjeku iu drejtua tryezës ku ishim ulur. Dukej qartazi që e kishte me ngut. Në dukje shfaqej i qetë dhe pa asnjë shenjë nervozizmi apo dyshimi ndaj nesh. E gjithë biseda me të nuk zgjati më shumë se pesë minuta. Gatishmëria që gjetëm në bisedën telefonike u shua në çast, sapo mjeku mësoi se nuk i kishim marrë me vete dokumentet e të sëmurit që do të bënte kurën. Pra, nuk mund t’i jepnim atij 150 eurot e konsultës. Po kaq minuta na bënë të kuptojmë se koha për mjekun që kuron kancerin me sodë buke ishte vërtet e artë. Pa e paguar nuk mund të të kushtonte asnjë sekondë. Edhe aq, ishin shumë. Po kështu edhe ai raporti njerëzor mjek-pacient që krijohet, sidomos në të tilla sëmundje, me Simonçinin ishte i pamundur. Komunikimi ishte njësoj si të flitej për një shitblerje makinash apo dorëzim i një porosie.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi