Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sa më shumë puthni, aq më shumë dobësoheni Empty Sa më shumë puthni, aq më shumë dobësoheni

Mon 5 Mar 2012 - 2:23
Është e bukur, nuk ju bën qull në djersë dhe ju ndihmon të digjni kalori. Një magji dobësimi kjo? Jo, kjo është thjesht një puthje.Dëshmia e njohur e dashurisë, e vjetër sa bota, duket se paska edhe efekte të tjera të vlefshme për shëndetin tonë.Janë studiuesit italianë të cilët hedhin idenë për të puthur kudo, pa frikë, pa turp dhe shpesh, ndonjëherë edhe pa dashuri.Gjithçka, në funksion të një shëndeti të mirë, duke humbur kaloritë e tepërta, pa shkuar në palestër dhe pa bërë vrap.

Ata kanë bërë me dije gjithashtu, se puthja franceze është akoma edhe më e shtrenjtë në aspektin e kalorive, sidomos nëse praktikohet të paktën për dhjetë minuta.

E gjitha kjo, sepse puthja rrit nivelin e të rrahurave të zemrës dhe ndihmon prodhimin e adrenalinës, duke prodhuar një efekt të ngjashëm me atë të një udhëtimi me biçikletë.

Madje, ajo ndihmon edhe për të aktivizuar lëvizjen e fytyrës, si edhe për të qëndruar gjithmonë të rinj./NOA/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi