Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ha më pak, jeto më gjatë! Empty Ha më pak, jeto më gjatë!

Mon 5 Mar 2012 - 2:38
Duke reduktuar kaloritë e marra nëpërmjet ushqimit dhe duke ndryshuar stilin e jetesës, mund të jetohet më gjatë dhe më mirë. Pjesa tjetër varet nga gjenet…Ata që kanë studiuar shkaqet e plakjes për një kohë të gjatë, tani kanë kaluar në anën tjetër, duke studiuar jetëgjatët, për të zbuluar sekretet e tyre. Qëllimi nuk është pavdekshmëria, por sekreti që na bën të plakemi të shëndetshëm, deri në moshën 114-120 vjeç, pa probleme, me shëndet të plotë dhe mbi të gjitha, me trurin që nuk “humbet” me kalimin e madh të viteve. Problemi i plakjes së popullsisë i kushton shumë shteteve në aspektin social-shëndetësor. “Dekania” e 100-vjeçarëve është zonja Jeanne Louise Calment, për të cilën dimë thuajse çdo gjë, falë dy kërkuesve të institutit gjerman “Max Planck”, të cilët mblodhën gjithçka për jetën e saj.

Rekordi

E lindur në Arles, në Provenza, më 21 shkurtin e vitit 1875, ajo vdiq më 4 gusht të vitit 1997. Calment jetoi 122 vjet e 164 ditë. Nuk vdiq për shkak të ndonjë tumori, infarkti, iktusi apo diabeti. Mori frymë deri në ditën e fundit, në shëndet të plotë dhe me trurin tërësisht të paprekur nga mosha. Sipas librezës shëndetësore, vuajti vetëm nga një problem në kockën e legenit në prag të ditëlindjes së 115, nga i cili e mori veten plotësisht. Por a mund të jetojnë të gjithë deri në moshën 122-vjeçare? Apo vetëm disa individë? Sigurisht, në rastin e saj, rol të madh luajnë edhe gjenet: mamaja e saj jetoi deri në moshën 86-vjeçare, ndërsa i ati, deri në moshën 97-vjeçare. Ishte një familje jetëgjatësh: i vëllai jetoi 97 vjet, ndërsa ajo 122.

E shëndetshme

Deri në ditën e fundit të jetës, ishte në formë të përkryer fizike (shumë e dobët), duke u kujdesur për trupin përmes tenisit dhe notit dhe sigurisht duke injoruar moshën. Në moshën 85- vjeçare mësoi sportin e skermës, ndërsa shëtitjet me biçikletë nuk i ndau deri në moshën 100-vjeçare. Por asgjë nuk i kishte munguar: nuk e kishte lënë cigaren deri në moshën 118 vjeçe. Edhe pse mjekët ia kishin ndaluar, vazhdonte të pinte fshehurazi. Pinte nga një gotë verë çdo vakt dhe konsumonte rreth një kilogramë çokollatë në javë. Një qenie e jashtëzakonshme apo jetëgjatët i kanë këto avantazhe, pavarësisht zakoneve të këqija? Pyetja mundonte prej kohësh edhe Nir Barzilai, drejtorin e Institutit për Kërkimet mbi Moshën në Universitetin e Nju Jorkut, i cili më parë kishte studiuar rreth 450 hebrenj, një komunitet shumë homogjen. Nëse në përgjithësi, në popullsi, probabiliteti për të jetuar deri në 100 vjeç është 1 në 10 mijë banorë, në popullsinë e studiuar prej tij, me moshë nga 95 deri në 112 vjeç, mundësitë rriteshin rreth 20 herë.

Stili i jetesës

Barzilai bëri një pyetësor rreth stilit të tyre të jetesës, deri në moshën 70-vjeçare: mati peshën dhe gjatësinë për indeksin e masës trupore, por edhe konsumin e pijeve alkoolike, duhanin, aktivitetin fizik, karakteristikat e dietës, konsumin e kripës. Më pas i krahasoi parametrat e tyre me ato të një grupi tjetër me rreth 3 mijë persona, të lindur pak a shumë në të njëjtën periudhë dhe të studiuar në gjysmën e parë të viteve ‘70. Në muajin gusht, vendoi t’i publikonte rezultatet në “Journal of the American Geriatrics Society”. Përfundimet ishin se për të jetuar gjatë, e rëndësishme sa gjenetika, është edhe stili i jetesës. Fillimisht rëndësi kishte seksi: 75 për qind e jetëgjatëve ishin gra. Sa u përket sjelljeve, nuk kishte diferenca statistikisht domethënëse për stilin e jetesës të dy grupeve. Diferencat qëndronin te rezultatet: numër i vogël obezësh, një në tre u përkiste familjeve që kishin të tjerë njerëz që kishin jetuar gjatë, 20 për qind ishin të bindur se aktiviteti fizik luante rol të madh, 19 për qind ishin optimistë, 12 për qind aktivë. Mes gjeneve që ndikonin te jetëgjatësia mund të përmendim tre në veçanti, dy prej të cilëve, të lidhur me rritjen e kolesterolit të mirë dhe tjetri me parandalimin e diabetit. Me pak fjalë, sipas Barzilai-t, “ata që kanë një histori familjare me jetë të gjatë, mund edhe të mos e vrasin shumë mendjen për stilin jetesës. Por ata që nuk kanë të afërm të tillë në familje, duhet të jenë të kujdesshëm me peshën, duhanin dhe aktivitetin fizik”.

Dieta

Duhet të hamë gjithmonë e më pak. Që prej vitit 1935, studimet e bëra te kafshët kanë treguar se reduktimi me rreth 30 për qind i kalorive të marra nga ushqimet, përmirëson shëndetin dhe zgjat jetën. Pritet dita-ditës publikimi në “Nature” i studimit të bërë nga Rafael de Cabo, i Institutit Kombëtar për Moshën.

Kaloritë

Por kërkuesit nuk presin rezultate shumë të ndryshme nga ato të publikuara në “Science” në vitin 2009, nga Ricki Colman i Universitetit të Wisconsin-it në Madison. Dieta te disa lloje majmunësh të rritur kishte dhënë rezultate të dukshme. Pas 20 vjetësh me një dietë hipokalorike, mbijetonte rreth 80 për qind e kafshëve në dietë, kundrejt 50 për qind të atyre që nuk mbanin dietë. Reduktimi i vdekshmërisë lidhej me mundësitë për t’u prekur gjithmonë e më pak nga diabeti, kanceri (50 për qind) sëmundjet kardiovaskulare dhe atrofia cerebrale. “Ka një lidhje inverse midis përqasjes kalorike dhe zgjatjes së jetës, çka do të thotë se një dietë me pak kalori rregullon metabolizmin energjik dhe zgjat jetën”, thotë Colman. Por nëse këto studime lidhen me kafshët, a mund të thuhet e njëjta gjë për njerëzit? “Sot burrat e moshës 40-50 vjeç sëmuren nga tumori në prostatë dhe gratë 30-40 vjeç nga tumori i gjirit. Dikur këto sëmundje preknin shumë moshën e tretë. Dimë se ushqyerja luan rol shumë të rëndësishëm në shëndetin dhe plakjen. Madje mund të themi se luan rolin më të rëndësishëm. Rritja e numrit të tumoreve dhe përshpejtimi i plakjes si proces i detyrohen kalorive të tepërta dhe proteinave që merren me ushqimin, thotë Luigi Fontana, drejtor i repartit të ushqyerjes dhe plakjes, në Institutin e Shëndetit Publik në Romë.

Ndryshimi

Zgjatja e jetës njerëzore është rritur në mënyrë konstante në 150 vitet e fundit, madje saktësisht me 2.5 vjet për dhjetëvjeçarë. Shumë shpejt mendohet se një pjesë e mirë e njerëzve do të jetojnë 120-130 vjeç. Dhe nuk bëhet fjalë për një të ardhme të largët: vetëm në SHBA, sipas llogarive, në vitin 2050 do të jetojnë 600 mijë 100-vjeçarë. Por cilat do të jenë pasojat?

Planeti, në rrezik

“Revolucioni i jetëgjatësisë” do të sjellë edhe sfida të mëdha. Mes tyre mund të flasim për shterim të burimeve dhe degradimin e mjedisit, që janë probleme që nuk mund të zgjidhen lehtë. Studimet kanë treguar se sa më shumë njerëz të përpiqen të fokusojnë vëmendjen te mbijetesa, aq më shumë do të përpiqemi për ta mbajtur të pastër mjedisin. Kjo tendencë ka filluar të regjistrohet në vendet më të zhvilluara, si në SHBA, por ka nisur të manifestohet edhe në vendet në zhvillim. Një tjetër problem është rritja e numrit të popullsisë. Sa banorë mund të mbajë Toka? “Këtë pyetje e kanë bërë demografët, që kur popullsia botërore kaloi nga 1, 2, 3 , 4, 5, 6, apo 7 shtatë miliardë, por planeti nuk është ‘rrëzuar’ kurrë”, tregon Raimondo Azevedo i Universitetit “LA Sapienza” në Romë./Shqip/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi