Ha më pak, jeto më gjatë
Thu 16 Dec 2010 - 14:42
Një grup shkencëtarësh brazilianë arritën në përfundimin se nëse konsumojmë më pak kalori, atëherë plakja do të na vijë më vonë. Studiuesit vëzhguan proceset molekulare që ndikojnë në plakjen e trupit të njeriut.Ekspertët lokalizuan një enzimë të quajtur “sirt3”, e cila ndikon drejtpërdrejtë në procesin e plakjes. Në studimet e hollësishme, u vërejt se në personat nënpeshë, nivelet e kësaj enzime ishin më të larta. Si rezultat, ritmet e tyre të plakjes më të ulta.Tomas Proja, kryetari i grupit të shkencëtareve, deklaroi: “Kjo është lidhja më e drejtpërdrejt e bërë ndonjëherë mes procesit të plakjes dhe rolit të mungesës së kalorive në funksionimin e mitokondrive. Për befasinë tonë të plotë, ritmet e prodhimit të sirt3 ishin më të larta në personat me një konsumim të ulët kalorish”.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi