Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fëmijët: Të gjitha gabimet në makinë Empty Fëmijët: Të gjitha gabimet në makinë

Mon 5 Mar 2012 - 3:01
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një studimi, vetëm pak shoferë e kanë idenë se si duhet të mbahen fëmijët në makinë. Prindërit ndihen më të sigurt duke vendosur ta mbajnë fëmijën në krahNë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një studimi të kryer nga gazeta prestigjioze “New York Times”, vetëm pak shoferë e kanë idenë se si duhet të mbahen fëmijët në makinë. Pikërisht atje, në vendin më të zhvilluar në botë, për shkak të sigurisë pas lindjes së fëmijës, autoritetet e materniteteve dhe shtetit të pengojnë ta marrësh në shtëpi fëmijën, nëse më parë nuk firmoset një deklaratë mbi faktin që fëmija do të transportohet i vendosur në një karrige të përshtatshme vetëm për të sapolindurit dhe të pajisur me shumë rripa lidhëse sigurimi. Ndryshe nga Amerika, në disa vende të Europës situata është e ndryshme. Madje e keqja nuk ka kufi… Kështu, vetëm në Itali, 60 për qind e fëmijëve qëndrojnë në makinë në mënyrë shumë të rrezikshme. Rreziqet e një mënyre të tillë vërtetohen plotësisht edhe nga shifrat. Çdo vit 7000 fëmijë plagosen rëndë dhe një numër i madh humbin jetën për shkak të pasojave të mosndjekjes së rregullave të duhura në makinë. Për të mos folur pastaj për vende të vogla, ku rregullat për mbajtjen e fëmijëve në makinë askush nuk i di e jo më t’i respektojë. Megjithatë, bilanci italian është vërtet tragjik dhe zë një peshë të konsiderueshme edhe në të dhënat e përgjithshme për aksidentet rrugore në nivel europian. Kështu, në të gjithë Europën, nga 50 mijë të vdekur dhe 1,7 milionë të plagosur, 10 për qind e tyre janë fëmijë. Mendimi i gabuar dhe i vjetër sa vetë bota në lidhje me sigurinë, si atë psikologjike dhe atë fizike, është fakti se prindërit ndihen më të sigurt duke vendosur ta mbajnë fëmijën në krah. Një ide tërësisht e gabuar kjo, sepse në rast të një aksidenti të papritur, një i rritur nuk është kurrë në gjendje të mbajë një fëmijë, pa marrë parasysh forcën e të rriturit dhe peshën e fëmijës. Ndaj është e nevojshme të theksohet se një fëmijë, që peshon 16 kilogramë, në një makinë që udhëton me të paktën 40 kilometra në orë, në rast të një përplasjeje me një pengesë fikse merr një energji kinetike më të madhe në krahasim me peshën e makinës me të cilën udhëton. Asnjë i rritur (ku vetë energjia kinetike mes të tjerash është akoma më e madhe dhe mblidhet me atë të fëmijës) nuk është në gjendje për ta mbajtur. Janë të dhëna të thjeshta, megjithatë shumë prindër, dhunojnë kodin rrugor, duke vazhduar të ulen në makinë edhe në vendet e përparme, duke mbajtur në krahë fëmijën ose duke e vendosur në këmbë në sediljen përpara vetes, një gjë akoma më e rrezikshme kjo, sepse thuajse të gjitha makinat e sotme janë të pajisura me airbag. “Jastëku” për të shpëtuar jetën në fakt është ndërtuar dhe projektuar për t’u hapur vetëtimthi dhe për të mbrojtur kështu një të rritur që më parë ka vënë edhe rripin e sigurimit. Kështu, për të vegjlit është vërtet një “mekanizëm” vërtet vrasës edhe në një pengesë të vogël (airbag-u hapet edhe në aksidentet duke nisur nga 24 kilometra në orë), ndërsa shpejtësia me të cilën airbag-u del në kabinë, është 300 km/h. Por jo vetëm kaq, airbag-u është i mbështjellë me një material plastik dhe hapet me një mënyrë aq të “dhunshme”, saqë shpesh mund të thyejë edhe pjesën plastike me të cilën është mbështjellë. Normalisht, kapaku është projektuar për të qëndruar ngjitur me kroskotin, ose për të “qëlluar” në drejtime të kundërta me atë të kabinës, por nëse mbi kroskot është mbështetur një fëmijë, pasojat janë të imagjinueshme. Ndaj për të ditur më shumë detaje mjafton të lexosh librin udhëzues në çdo makinë. Megjithatë, një gjë është e sigurt: është e pafalshme që sjellja e papërgjegjshme e prindërve për mbajtjen e fëmijëve në makinë të kalojë pa u ndëshkuar nga policia dhe ligjet e çdo shteti. Ndaj sot në Europë janë të pakta rastet kur mënyra të tilla janë ndëshkuar.(Shqip)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi