Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si te evitoni gabimet me te shpeshta pas ndarjes Empty Si te evitoni gabimet me te shpeshta pas ndarjes

Fri 8 Feb 2013 - 17:19
Si te evitoni gabimet me te shpeshta pas ndarjes Zemra-gabimetShkeputja e lidhjes mund te jete shume e rende, sidomos nese nuk e keni pritur, prandaj nuk habit fakti qe, ne nje rast te tille, shpesh bejme gjera "jonormale".
Amy Hoglund, autorja e librit "Your Boyfriend's Best Girlfriend", ka perpiluar listen e gabimeve me te keqija qe behen pas ndarjes:

Mos iu lutni me teper sec duhet
Te kerkosh falje eshte nje gje tjeter, por lutjet e teperta jane te pavenda. Duhet te mos e poshteroni veten, sepse askush nuk deshiron qe te jete ne lidhje me nje person te tille.

Ribashkimi teper i hershem
Ndonjehere ndarjet sherbejne per ta analizuar situaten dhe mundesine e rifillimit te lidhjes. Por, nese ribashkoheni ende pa i zgjidhur problemet, atehere nuk keni bere asgje.

Vaji me ane te kenges
Nuk ka asgje te keqe qe ta degjoni kengen tuaj te preferuar, duke qare dhe duke kujtuar kohen e kaluar. Por, nuk ka nevoje qe ta incizoni veten dhe ta qitni ne “YouTube". Megjithate, kjo eshte nje ceshtje personale.

Dhenia pas veseve
Ndarjet mund te jene aq .dramatike, sa te na e ndryshojne jeten. Nese vereni se keni filluar te pini alkool, e me pare nuk ju ka shkuar mendja per nje gje te tille, atehere duhet te ndaleni e te mendoni se ku jeni duke shkuar.

Hakmarrja
Ne shikim te pare mund te duket ide e mire, por hakmarrja ne fund do t'ju lendoje me shume juve sesa ish-te dashurin tuaj. Pastaj, kurre nuk mund ta dini se a eshte ndarja vetem e perkohshme, apo jo, ku nese eshte e perkohshme, pas hakmarrjes mund te behet e perhershme. (Telegrafi)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi