Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ora 3:44 me e shpeshta per nje zgjim gjate nates Empty Ora 3:44 me e shpeshta per nje zgjim gjate nates

Mon 20 Feb 2012 - 3:52
Herën tjetër që do t’iu rastisë të çoheni në mesin e natës hidhini një sy orës pasi me shumë mundësi do të tregojë 3:44. 3:44 është një orar në të cilin zgjimi është më i shpeshtë, kjo bazuar në një hulumtim të kryer mbi gjumin nga shtëpia farmaceutike A. Vogel. Studiuesit megjithatë nuk kanë dashur të japin rezultate të nxituara mbi arsyen e zgjimit në këtë orar, pasi shkaqet duhet theksuar se janë të shumta: jo vetëm
preokupimet për jetën, si në aspektin dashuror apo në atë profesional, por dhe për partnerët më të cilët flini pasi ata mund të gërhasin dhe të jenë të zhurmshëm. Edhe kafshët shtëpiake shpesh herë janë një faktor në zgjimin në mes të natës.

“Është për tu habitur se sa keq flenë disa persona”, - komentoi një prej autorëve të kërkimit.

“Një prej problemeve që shumë njerëz hasin është fakti se gjatë gjithë ditës janë në aktivitet dhe sapo mbërrijnë në shtëpi shtrihen të flenë. Në këtë rast mungon pjesa e pushimit para se të shtrihen”, - shtoi ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi