Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Interneti, 20 vjet më pas. E shkuara dhe sfidat Empty Interneti, 20 vjet më pas. E shkuara dhe sfidat

Mon 5 Mar 2012 - 3:14
Në një intervistë të fundit, William Dutton i Institutit të Internetit në Oksford flet për ndryshimin rrënjësor që ka sjellë në jetën e njerëzve interneti që nga krijimi i tij 20 vjet më parë, përmes mënyrës se si i organizon komunitetet dhe se si po shfaqet gjithnjë e më shumë si “pushteti i pestë”.A ju kujtohet se çfarë keni qenë duke bërë më 6 gusht të vitit 1991?Nuk më kujtohet. Ajo çka mund të them është që shpikja e internetit, kur ndodhi, nuk ndodhi me bujë dhe nuk ishte një ngjarje tronditëse, siç mund të ishte për shembull vrasja e Kenedit.Në 6 gushtin e vitit 1991, Tim Berners–Lee, krijuesi i World Wide Web, bëri të mundur që shpikja e tij të ishte një akses i komunitetit të gjerë të njerëzve. Ai e bëri këtë në një forum të quajtur alt.hypertext.

Dhe ka mundësi që edhe vetë Berners vetë nuk e imagjinonte përhapjen e jashtëzakonshme që do të kishte kjo
Interneti, 20 vjet më pas. E shkuara dhe sfidat Internetshpikje dhe përmasat që do të merrte.

Forumi ekziston ende sot, 20 vjet më pas. Por tani është një vend pa rëndësi, ku bëhen reklamime për syze dielli me çmim të lirë. A është kjo një shenjë e ndryshimit të kohëve?

Në internet njerëzit gjithmonë kërkojnë të rejat më të fundit dhe tërhiqen prej tyre. Dhe është gjithmonë shumë e vështirë që të parashikosh se ku do të shkojnë njerëzit në të ardhmen.

Kur u bë e qartë për ju, që diçka vërtet e madhe kishte ndodhur?

Epo së pari gjërat nuk u dukën të tilla. Kisha shkruar personalisht email-e që nga mesi i viteve ’70, duke përdorur një pararendës të internetit, Arpanet. Por për shumë e shumë vite pas kësaj interneti ishte një vegël vetëm për shkencëtarët kompjuteristë dhe akademikët. Kjo deri në vitin 1991. Ishte shumë e vështirë që të arrije të bindje njerëzit për përfitimet e tij. Interneti ishte i komplikuar për t’u përdorur vizualisht dhe nuk dukej aspak joshës për shumë kohë. Njerëzve u dukej si një tip radioje. Por erdhi një ditë që njerëzit papritur ndryshuan mendje dhe më pas interneti u bë pronë e të gjithëve.

Në retrospektivë mendoni se interneti i ka kaluar pritshmëritë?

Jo vetëm kaq, por ka kaluar çdo lloj parashikimi. Sot mbi një e treta e popullsisë në Britaninë e Madhe e konsiderojnë internetin si mjetin kryesor dhe thelbësor të informimit të tyre dhe kjo për sa i përket jetës së përditshme dhe asaj profesionale, madje e konsiderojnë më të rëndësishëm se televizionin.

Instituti i Internetit në Oksford që ju drejtoni merret edhe me vëzhgimin dhe efektet që ka interneti në shoqëri, në politikë e në jetën e përditshme. Shpesh rezultatet janë të jashtëzakonshme, si për shembull në rastin e takimeve të dashurisë online.

Po. Ne kemi studiuar se si shumë çifte janë takuar dhe kanë krijuar lidhje përmes internetit, veçanërisht që nga vitet 2000 kur dolën në dritë edhe rrjetet sociale.

Kjo është me siguri befasuese?

Veçanërisht duke qenë se interneti u linte njerëzve përshtypjen se mund të përdoret vetëm nga ustallarët e kompjuterëve. Por me kalimin e kohës interneti është bërë një mjet shumë i rëndësishëm për të vendosur lidhje me njerëzit dhe për t’i thelluar ato.

Po a mos vallë numri i madh i njerëzve që kërkojnë për takime ndikon edhe në zgjedhje e partnerëve?

Po. Çiftet që takohen online janë më të ndryshëm, me një dallim të dukshëm mes tyre si në çështjet e moshës, shkollimit e të tjera. Zakonisht janë njerëzit që vijnë nga shtresat e klasës punëtore ata që kërkojnë me ngulm dhe më me shumicë në internet për të gjetur partnerë. Ata që kanë një status ekonomik dhe një punë relativisht të mirë nuk e ndërmarrin shpesh këtë kërkim.

Po nëse për shkak të kësaj arsyeje çiftet janë duke u bërë më të ndryshëm, çfarë i takon që të kenë të përbashkët?

Interneti është i mirë për të bërë bashkë njerëz me interesa të përbashkëta. Pra mund të kenë shumë dallime, por interesa të përbashkëta.

Po, por rinia prej kohësh ka filluar që të flirtojë para ekranit e kompjuterit dhe jo para njerëzve të gjallë?

Jo, nuk mendoj se të rinjtë vetëm tentojnë që të gjejnë partnerë përmes internetit. Janë të shumtë ata që kanë një rrjet të gjerë miqsh edhe jashtë internetit në jetën reale dhe zakonisht me internetin merren njerëzit mbi të 40-at, ose ata që janë të divorcuar një ose dy herë.Interneti, 20 vjet më pas. E shkuara dhe sfidat Internet2-300x225A mendoni se lidhjet janë më të rrezikuara tani duke qenë se njerëzit mendojnë se mund të gjejnë një partner më të mirë në internet?

Po. Ndoshta. Ka shumë raste grash që i kanë takuar partnerët e tyre online ose janë divorcuar, pasi kanë kapur partnerin e tyre duke flirtuar online. Interneti ka dy anë, atë të mirë dhe atë të keqe. Varet se cilës i mëshon.

Le të shkojmë te një shqetësim tjetër. Së fundi ka pasur ide për një censurë ndaj internetit, a mendoni se mund të kontrollohej interneti në një periudhë të gjatë?

Ky pushtet është sigurisht shumë i brishtë dhe mund të minohet nga qeveritë. Ne kemi bërë një sondazh mjaft interesant për lirinë e internetit dhe del se në vende ku ka shkelje të lirive të fjalës së lirë dhe të internetit ka më shumë këmbëngulje për këto vlera se sa në vende të tjera.(Shqip)


Filed Under: Teknologji & Shkenca
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi