- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Sfidat e ekonomisë maqedonase
Sat 12 May 2012 - 8:20
Maqedonia do të përballet me sfida të shumëfishta ekonomike në vitin 2012, kur ritmi i rritjes do të zbresë dukshëm nga 3% i 2011-s, raportoi të premten Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimin e fundit për vendin ballkanik.
Sipas raportit, Shkupi mund të arrijë në rastin më të mirë një rritje prej 2%, ndërsa në këtë vlerësim bashkohet për herë të parë edhe qeveria, e cila në prill reduktoi pritshmëritë për rritjen nga një shifër joreale prej 4,5%, në vetëm 2,5%.
Maqedonia, ashtu si vendet e tjera të rajonit, do të paguajë shtrenjtë krizën e Eurozonës, që ka sjellë një rënie të interesit të investime dhe të fuqisë blerëse për mallrat e eksportit. Si rrjedhojë e kësaj situate të pafavorshme, prodhimi industrial pësoi një rënie prej 8,4% në tremujorin e parë të vitit.
Nga ana e saj, Banka e Maqedonisë vazhdon të ndjekë politikën e ruajtjes së një kursi të pandryshuar këmbimi, prej 61-62 dinarësh maqedonas për një euro, por kjo penalizon eksportet dhe e bën jetën më të kushtueshme në vend, pasi çmimet e produkteve të domosdoshme njohën një rritje prej 2,2% në prill.
Në raportin e FMN-së paralajmërohet se vendi duhet të tregohet i kujdesshëm me borxhin e tij të jashtëm, që prej disa tremujorësh ka njohur vetëm rritje, duke prekur nivelin e 30,5% në 2012-n, ndonëse ende shumë larg nivelit të rrezikshmërisë prej 60%.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Sfidat e ekonomisë maqedonase
Sat 12 May 2012 - 15:10
Tema zhvendoset ne Kuadrin e Ekonomise!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi