BUJQËSIA, NJË NGA SEKTORËT KRYESOR TË EKONOMISË SHQIPTARE
Sat 10 Mar 2012 - 4:34
Bujqësia organike është sektori që ofron përfitime me interes për shëndetin e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit.Bujqësia, një nga sektorët kryesor të ekonomisë shqiptare, që kontribuon me rreth 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto është projektuar në politikat e qeverisë, si degë prioritare që do të mbështetet drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues.Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, në një prononcim për ATSH-në, evidentoi faktin se, familjet rurale vazhdojnë të mbizotërojnë me mbi 50% të popullsisë dhe bujqësia përbën alternativën kryesore të punësimit të njerëzve në zonat rurale.
Megjithëse një sektor me probleme, ministri Ruli thekson se, po punohet për të stimuluar rikthimin e interesit të fermerit për bujqësinë. Mbështetur në statistika, sipërfaqja e tokës bujqësore zë rreth 24% (ose rreth 699 mijë hektarë) të sipërfaqes së përgjithshme të vendit, nga e cila vetëm rreth 561 mijë hektarë janë tokë arë.
Tashmë, thotë kreu i Bujqësisë, ndarja e tokës ka arritur në 561 mijë hektarë, që përben 98.6% të fondit të tokës dhe vetëm rreth 15 mijë hektarë tokë bujqësore që përdoret (shfrytëzohet) nga familje bujqësore janë pa tapi.
Në këndvështrimin e ekspertit, Ruli vlerëson se parcelizimi i tokës bujqësore sjell një sërë vështirësish për prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, dhe ka bërë që përdorimi në shkallë të gjerë i mekanikës bujqësore të jetë i vështirë. Në këto kushte, bujqësia mbetet akoma mjaft e orientuar drejt plotësimit të nevojave të familjeve fermere. Ndonëse në treg dalin mbi 90% e fermerëve, vetëm 50% e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale janë të destinuara për treg.
Gjithësesi, theksoi Ruli, vihet re kristalizimi i disa poleve të zhvillimit bujqësor, siç janë qarku i Korçës, Beratit dhe Dibrës për pemëtarinë, Elbasani, Shkodra, Dibra dhe Vlora për të imtat, Fieri Tirana dhe Durrësi për perimet, Fieri, Berati, dhe Vlora për rrushin, etj., të cilat flasin për hapa të rëndësishëm në specializimin rajonal në prodhimin e produkteve të ndryshme bujqësore. “Por prodhimin bujqësor vendas, mbetet ende nën potencialet dhe kapacitetet e saj”, thotë ai.
Në këtë kontekst, dikasteri i Bujqësisë ka në qendër të politikave të tij për bujqësinë, mbështetjen indirekte të fermerit dhe është fokusuar në rehabilitimin e infrastrukturave, krijimin e një mjedisi pro-biznesit, mbështetjen e shërbimeve ndaj fermerëve dhe forcimin institucional.
SFIDAT DREJT ZHVILLIMIT TE BUJQESISE ORGANIKE
Bujqësia organike është sektori që ofron përfitime me interes për shëndetin e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit. Prodhimet nga ky sektor zënë 5% të prodhimit të përgjithshëm intensiv bujqësor në Shqipëri. Ndërkohë që është provuar se ka ndikime pozitive mbi ekonomitë rurale nga pikëpamja e krijimit të të ardhurave dhe diversifikimit të veprimtarive ekonomike.
Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, tha për ATSH-në, se “prodhimi organik bujqësor dhe blegtoral në vend, është një nga sektorët kryesore që po mbështet dikasteri i Bujqësisë me politikat e saj subvencionuese nxitur kjo dhe nga kushtet e Shqipërisë që favorizojnë produktet BIO.
Nga 350 mijë ferma bujqësore, 27% e tyre nuk përdorin plehra dhe pesticide, nderkohë që fermerët shqiptare përdorin 7 herë më pak kimikate nga sa përdorin vendet e evropës dhe kanë kapacitete për të prodhuar në nivel të lartë prodhime BIO. Aktualisht eksportet e produkteve të tilla bujqësore shkojnë jo vetëm në tregjet e rajonit, por edhe në Angli dhe Zvicër, vende këto shumë të interesuara për prodhimet BIO.
Duke marrë në konsideratë shkallën e vogël të fermave shqiptare dhe proçesin e gjatë të konvertimit të fermerëve në prodhimin organik, ministri Ruli vuri në dukje se sot në vend numërohen më shumë se 100 ferma organike që prodhojnë produkte “BIO” të certifikuara në rreth 1800 hektarë tokë në të gjithë vendin. Sipas tij, përmirësimi i kuadrit ligjor për zhvillimin e këtij sektori dhe implementimi i projektit (SASA), të financuar nga Kooperacioni Zvicerian për Zhvillim, po krijon aktorë të rinj në “lëvizjen” për bujqësinë organike.
“Në këtë mënyrë, bujqësia organike ka hyrë në prioritet e MBUMK-së, dhe axhendën e donatorëve kryesorë që operojnë në Shqipëri, të cilët po ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të aktorëve të fushës për rëndësinë sociale dhe shkencore të prodhimeve “BIO’ në Shqipëri”, tha Ruli. Hasan Halili, ish ministër i bujqësisë, lidhur me cilësinë e prodhimeve “BIO” , thotë se “Pjesa më e madhe e prodhimeve organike shqiptare është e çertifikuar nga Shoqata e Bujqësisë Organike në nivel kombëtar si dhe nga institucionet ndërkombëtare”. Fermat organike janë të shpërndara në zona me një bujqësi të zhvilluar (zonat e ulta të Durrësit, Tiranës, Vlorës, Fierit, Kavajës, Lushnjës), por edhe në zonat e larta me një prirje për bimë të veçanta (Korça, Skrapari, Pogradeci, Kruja).
Produktet kryesore organike janë bimët mjekësore, vaji i ullirit, frutat dhe rrushi, perimet dhe qumështi. Gjithashtu prodhohen sasi më të vogla vezësh, djathi, vere dhe mishi, të cilat kryesisht janë të destinuara për eksport. “Kushtet e Shqipërisë favorizojnë rritjen e këtyre produkteve, aq shumë të kërkuara nga konsumatorët europianë”-thotë Halili.
-Arrorët “BIO”, alternativa që diversifikon tregun e produkteve dhe mbron mjedisin-Prodhimi “BIO” i arrorëve, lajthi, arra, bajame, gështenjë dhe shegë, shihet nga ekspertët e fushës si një alternativë që diversifikon tregun e këtyre produkteve dhe mbron mjedisin nga mbetjet kimike.
Prof.Enver Isufi, ekspert në fushën e bujqësisë organike, shprehet në një intervistë për ATSH-në, se vendimi i fundit i Qeverisë e inkorporon “pesëshen” e bimëve arrorë, që nuk ka qënë asnjëherë në axhendën e bujqësisë shqiptare, në fokusin e zhvillimit tërësor, jo vetëm të prodhimit por të shkencës, teknikës së prodhimit, marketingut, botimeve agroturizmit mjedisit, peisazhit dhe mbi të gjitha të interesit për punësim dhe përmirësimit të ekonomisë fermere.
Duke u ndalur në prodhimin “BIO” të pesë bimëve, prof, Isufi, nënvizon se ky drejtim bujqësor është i mirëpritur nga tre grupe interesi, prodhues, konsumatorë dhe mjedis. “Prej kohësh, në botë ekspertët ndajnë të njëjtin mendim, se sistemi i bujqësisë që i harmonizon më mirë këta faktorë është bujqësi biologjike (organike)”-thotë ai.
Bujqësia “BIO” po shihet sot si një shans i mirë zhvillimi në tregun e hapur dhe të madh botëror.
Në këtë konteks, thekson prof. Isufi, agronom i shquar në fushën organike, Shqipëria duhet të futet pikërisht në këtë listë “BIO”për të konkuruar me cilësinë e produkteve, pasi është një vend i vogël e nuk mund të “matet” me sasi.
Sipas tij, në Shqipëri, prej 15 vitesh po punohet intensivisht për zhvillimin e prodhimeve organike, në aspektin institucional, dhe zbatimin praktik ndonëse duhet akoma punë për marketingun e produkteve “BIO”. Mbi 300 prodhues të produkteve “BIO”, ushtrojnë aktivitet në pemëtari, ullishte, vreshta, fruta e bimë mjeksore. Ata eksportojnë një pjesë të mirë të prodhimeve “BIO” si vaj ulliri, erëza kërpudha etj në Zvicër, Gjermani etj. Ndërkohë që zbatimi i programit të subvencionimit nga dikasteri i Bujqësisë po nxit çertifkimin fermave “BIO” jo vetëm për produkte tradicionale por tashmë edhe për arrorët.
Shqipëria ka avantazhe konkurruese në disa raste avantazhe absolute në prodhimin e frutave arrorëve përfshirë këtu edhe shegën. Politika aktuale dhe skemat mbështetëse përfshijnë të plotë gjithë zinxhirin e vlerave që nga mbjellja grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e arrorëve dhe shegës.
Puna e nisur nga Qeveria për zbatimin e dy programeve kombëtarë, duke investuar në zhvillimin e ullishtave dhe arrorëve, do të vijojë vite me radhë me një objektiv mjaft ambicioz, që do të thotë kthimin e Shqipërisë në një prodhues të madh, duke e parë gjithmonë perspektivën dhe logjikën ekonomike si prodhime të një tregu të sigurt.
KOOPERATIVAT, RRUGA E VETME PËR TË ARDHMEN E BUJQËSISË
Kooperativa janë modeli i duhur për zhvillimin e fermës bujqësore shqiptare. Ndryshe nga kooperativat e para bujqësore shtetërore në sistemin komunist, sot në rrethe të ndryshme të vendit si Lushnje, Lezhë, Shkodër, Fier Vlorë etj, kanë filluar të krijohen kooperativat e para private, që prodhojnë specifikisht perime, vreshta, prodhime në sera etj. si alternativa e vetme për të ardhmen e bujqësisë.Kooperativat e para shtetërore në Shqipëri, sipas modelit sovjetik u krijuan në vitin 1946. Masivimi i tyre daton në vitin 1956 deri në vitin 1991.
Sipas Hasan Halilit, ish-ministër i Bujqësisë, toka e kooperativave i’u nda fermerëve duke sjellë dhe parcelizimin e jashtëzakonshëm të territorit bujqësor shqiptar. Sot janë mbi 350 mijë familje fermere që janë bërë pronarë të tokave të ish- kooperativave dhe ndërmarrjeve bujqësore, por copëzimi në ngastra të vogla ka ulur rendimentin e tyre.
Edhe tokat e gjera në Lushnjë, kanë pësuar të njëjtin copëzim, duke u ndarë në mijëra ngastra të vogla, sa është e pamundur të futen në përdorim mjetet e mekanizuara.
Por fermerët kanë filluar të orientohen tashmë, duke krijuar ferma private sipas stilit perëndimor. Ka hyrë në fazën e prodhimit intensiv kooperativa bujqësore private, që u krijua në vitin 2000 me sipërfaqe 1000 hektarë, në Divjakë, me iniciativën e 52 familjeve fermere të kësaj zone, që bashkuan tokat e tyre mbi bazën e interesave personale.
Kooperativa e re prodhon kryesisht perime dhe patatet e hershme që realizohen gjatë gjithë vitit, duke mos prodhuar më drithra si dikur. Kjo kooperativë merret dhe me shitjen direkt në tregje të prodhimeve bujqësore, një pjesë e të cilave shkojnë edhe për eksport.
Të ardhurat nga fitimi ndahen sipas kontributit të secilit, ku agronomë, ekonomistë dhe financierë të punësuar, planifikojnë edhe fondet për investime të reja, me qëllim shtimin e prodhimit.
Halili shpjegon se, iniciativa për organizime të tilla vazhdon të ketë. Në vitin që lamë pas, thotë ai, me mbështetjen e Shoqatës së Bashkimit Kombëtar të Fermerëve (BKFSH) në Lezhë 7 fermerë, në një sipërfaqe toke 30 hektarë kanë organizuar punët në mënyrë të përbashkët për prodhimin e perimeve të freskëta. Ndërkohë që diversifikimi i kooperativave bujqësore dhe shtrirja e tyre në drejtim të prodhimit, marketingut, imputeve bujqësore, mbetet sfida e këtij sektori.
Tregu shqiptar vazhdon të vuajë nga sezonaliteti i prodhimit për faktin se fermeri vendas nuk është i aftë ta furnizojë atë përgjatë gjithë vitit. Kjo pikërisht për nivelin e lartë të copëzimit të tokave, e cila pengon rreth 80% të fermerëve të dalin në treg.
Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 350 mijë ferma në regjistrin kombëtar të fermerëve. Nxitja e ministrisë së Bujqësisë dhe të projekteve ndërkombëtare për krijimin e kooperativave synon që fermerët të arrijnë të tregtojnë vetë, të mund të gjejnë vetë tregjet, të bëjnë kontrata pa patur nevojën e ndërmjetësve ose grosistëve që përfitojnë shumë në kurriz të tyre.
Projekti pilot i Divjakës, për financimin e të cilit ka shprehur interes qeveria holandeze, pritet të shërbejë si nxitje për shumë fermerë të tjerë në vend. Sipas specialistëve të ministrisë së Bujqësisë, përmes krijimit të një skeme sistematike prodhimi dhe përshtatjes së kulturave me zonat ku produktiviteti i tyre është më i lartë, kooperativat mund të sigurojnë prodhimin e perimeve për gjithë vitin.Grupimi i tyre për të kultivuar pak kultura bujqësore (mundësisht ato që i përshtaten më shumë klimës së zonës), krijon disa lehtësira sipas specialistëve të bujqësisë, duke filluar që nga shfrytëzimi i makinerive për të gjithë, organizimi për gjetjen e tregut dhe investimet për një marketing më të mirë.
Përsa i përket legjislacionit vendimi më i fundit i qeverisë për krijimin vullnetar të shoqërive bujqësore, do tu lejojnë fermerëve shqiptarë përpjekje të përbashkëta për rritjen maksimale të rendimenteve, për gjetjen e caktimin e tregjeve më të leverdishme dhe marketingun më të mirë, duke sjellë kështu një hap të rëndësishëm për zhvillimin e këtij sektori.
Ekspertët e fushës vlerësojnë se hartimi i kuadrit ligjor për shoqëritë bujqësore është mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare, duke shoqëruar paralelisht edhe në praktikë krijimin e tyre nën asistencën e projekteve të huaja.
Zv/ministri i Bujqësisë, Ndoc Faslia thotë se, “me hartimin e këtij ligji, fermerëve u krijohet mundësia të bashkojnë tokën e tyre duke krijuar kooperativat private dhe kështu krijojnë premisa për të nxitur prodhimin bujqësor, i cili mund të jetë edhe një mundësi e mirë për ta eksportuar”.
Krijimi i këtyre kooperativave do të nxisë fermerët të prodhojnë produkte bujqësore cilësore sipas standardeve të Bashkimit Evropian, duke hapur kështu rrugën drejt tregjeve evropiane për prodhimet bujqësore shqiptare.
Ky hap i ri legjislativ, duket se konvergon në të njëjtën linjë edhe me programin e opozitës. Ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka njëherazi dhe konsulent në politikat zhvillimore të bujqësisë në programin e PS-së, thotë se, “bujqësia pa kooperim nuk ka zhvillim”.
Kjo është thënë disa herë, por asgjë nuk është bërë në këto 20 vjet. Në vitet 1995, u krijuan disa embrione kooperimi si në Maminas të Durrësit, Karbunarë dhe Këmishtaj të Lushnjës etj, por ato nuk patën jetë të gjatë se nuk u mbështetën në vazhdimësi nga shteti.
Në këtë kontekst, Duka apelon që të kërkohet më shumë mbështetje financiare për zhvillimin e tyre. Ndërsa Hasan Halili, duke i’u bashkuar pikës për mbështetje financiare, thekson se për mëkëmbjen e kooperativave është e nevojshme dhe aplikimi i tarifave të reduktuara financiare.Nga ana tjeter, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Qendra Suedeze e Kooperativave SCC, kanë nënshkruar vitin që shkoi, në Tiranë, marrëveshjen për financimin e projektit “Zhvillimi i organizatave fermere në Shqipëri. Projekti po fokusohet në 6 qarqe të vendit: Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Kukës dhe Berat, duke synuar përzgjedhjen e 10 shoqatave fermere në këto qarqe, të cilat do të mbështeten gjatë gjithë periudhës së projektit prej 27 muajsh.
BUJQËSIA PËRBALLË KOSTOVE TË PRODHIMIT
Bujqësia mbetet sektori më sensitiv përballë rritjes së kostos së lëndëve të para, karburantit apo këmbimit valutor.
Ardian Civici, një nga ekspertët e ekonomisë, njëherazi dhe profesor i politikave rurale shpjegon se, vitet e fundit kostot e prodhimit bujqësor janë rritur ndjeshëm. Të gjitha lëndët e para, por edhe kostot për njësi punimi kanë pësuar një rritje shumë të fortë krahasuar me një vit më parë.
Për një dynym tokë të punuar në zonën e Myzeqesë, aty ku dhe kostot mund të jenë më të lira se zonat e tjera, një fermeri i duhet të paguajë 25 për qind më shumë se një vit më parë. Sipas tij, shkaku është rritja e fortë e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, e për pasojë edhe në tregun vendas.
Shqipëria u përball me një skemë të ngjashme edhe 4 vjet më parë. Në atë kohë, qeveria socialiste e drejtuar nga ish-kryeministri Nano, nën presionin e vazhdueshëm të Këshillit të Agrobiznesit, ndërmori një skemë subvencioni, që kishte në thelb të saj shitjen e karburantit për fermerët me gjysmën e çmimit të tregut, pasi përjashtohej nga taksat.
Skema rezultoi një dështim i madh. Shteti humbi 25 milionë dollarë për një vit dhe nafta që presupozohej t’iu jepej fermerëve me çmim të lirë u bë mjet abuzimi duke u shitur individëve që nuk kishin lidhje me bujqësinë. Në këtë situatë, qeveria e re e Berishës, e karikuar dhe nga premtimet e shumta për të luftuar korrupsionin, shfuqizoi skemën.
Civici shpjegon se, të gjithë zërat e kostos në bujqësi pa përjashtim kanë pësuar një rritje të fortë. Plugimi i një dynymi tokë sipas fermerëve luhatet sot nga 1200-1800 lekë. Rritje ka pësuar edhe frezimi, që sot kushton 800 lekë për dynym. Farërat, mbjellja, plehërimi dhe korrja, të gjitha tashmë kushtojnë më shumë për fermerin, i cili për rrjedhojë duhet të rrisë çmimet e produkteve që shet.
Rritja e kostove të prodhimit në bujqësi tashmë është e prekshme dhe shkaku kryesor është çmimi i lartë i karburanteve. Qeveria nuk pranon kurrsesi të ndërhyjë dhe deklaron se nuk mund të rikthejë edhe një herë skemën abuzive të subvencionimit të karburanteve.Por pyetja që shtrohet tani është se çfarë do të ndodhë me fermerët shqiptarë. “Krahas kësaj më duhet të them se rritja e çmimeve nuk ka qenë vetëm në kahun e kostos, pasi edhe vetë fermerët po përfitojnë më shumë duke shitur produktet e tyre me çmime më të larta. Ne kemi ndërhyrë me disa programe subvencioni në bujqësi. Unë mund të përmend rimbursimin e TVSH-së për produktet bujqësore, si dhe subvencionimin prej 10 milionë dollarësh, më i larti ndonjëherë për bujqësinë, që kemi dhënë për fermerët që mbjellin vreshta dhe pemëtari, por edhe për blegtorinë”, thotë zëvendësministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia.
Kjo është e vërtetë. Buxheti i subvencionit për bujqësinë gjatë këtij viti u dyfishua dhe skema e parave në dorë për fermerin, të paktën deri tani, ka treguar se është më eficente se subvencionimi i karburanteve.
Por problemi është se të gjitha politikat lehtësuese që adreson Ministria e Bujqësisë sot shkon për ata fermerë që dalin në treg, të cilët kanë mundësi të shesin prodhimin e tyre. Të dhënat tregojnë se këta përbëjnë me pak se 20 për qind të fermerëve shqiptarë. Pjesa tjetër, që janë dhe bujqit me të ardhurat më të ulëta, prodhojnë për vetëkonsum, për rrjedhojë këta nuk përfitojnë aspak nga subvencionet e qeverisë.
Kjo pranohet dhe nga vetë qeveria, e cila me buxhetin modest që adreson për bujqësinë pranon se është e pafuqishme për të ndërhyrë.

Re: BUJQËSIA, NJË NGA SEKTORËT KRYESOR TË EKONOMISË SHQIPTARE
Sat 10 Mar 2012 - 4:38
SEKTORET PERFITUES TE SKEMES SE SUBVENSIONIMIT PER 2012
Tetë sektorë do të mbështeten nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural gjatë vitit 2012, bëri të ditur ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Vendimi i miratur së fundi nga Qeveria, përcakton financimin dhe sektorët që përfitojnë.
Kështu, për mbjellje ullishtash, arrash, për format intensive të kultivimit masa e përfitimit do të jetë 250 mijë lekë për hektar, kurse për format tradicionale kjo masë përfitimi është 180 mijë lekë. Sektorë të tjerë që do të përftojnë nga fondet e parashikuara në buxhet, janë edhe prodhimi i qumështit, vajit të ullirit dhe mjaltit, prodhimi i produkteve organike, nxitja e kreditimit bankar në sektorin e bujqësisë, mbarështimi i njëthundrakëve, mbarështimi i kërmillit dhe prodhimi i bimëve medicinave.
Ministria e Bujqësisë, bën të ditur se, për të gjitha këto është përcaktuar edhe masa e përfitimit dhe po kështu është vendosur fondi, që do të bashkohet me fondet që vijnë nga programi IPA në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Sektorët që do të mbështeten nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, janë:
1. Prodhimi i frutave, arrorëve e shegëve, ullinjve dhe rrushit; 2. Prodhimi i perimeve në sera;
3. Prodhimi i qumështit, vajit të ullirit dhe mjaltit;4. Prodhimi i produkteve organike;5. Nxitja e kreditimit bankar në sektorin e bujqësisë;6. Mbarështimi i njëthundrakëve;7. Mbarështimi i kërmillit, 8. Prodhimi i bimëve medicinale.
BILANCI TREGTAR NE SEKTORIN E BUJQESISE
Bilanci tregtar për vitin 2011 në sektorin e bujqësisë shënoi një përmirësim të dukshëm kundrejt një viti më parë, ndonëse mundësitë e eksportit në Shqipëri për produktet bujqësore mbeten ende të kufizuara. Në këndvështrimin e ekspertëve të fushës, kjo është kryesisht rrjedhojë e pamjaftueshmerisë të prodhimit bujqësor dhe industrisë agro-përpunuese, mungesës së lehtësirave të tregtimit (magazinimit, përpunimit, paketimit të produkteve); standardeve të ulëta lidhur me sigurinë ushqimore, shkallës së ulët të konkurrueshmërisë në treg të produkteve bujqësore shqiptare për shkak të cilësisë së ulët dhe kostos relativisht të lartë.
Ekspertët vërejnë se rëndësia e rritjes së eksporteve nuk shihet vetëm për të reduktuar bilancin tregtar, por edhe për të përmirësuar cilësinë e produkteve dhe rritjen e aftësive prodhuese, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Rritja e cilësisë së produkteve tona, thonë ata, do të ndikojë pozitivisht në rritjen e eksporteve si dhe do të rrisë shkallën e zevendesimit të importeve me produkte të prodhuara në vend.
Eksportet bujqesore u rritën me 29%
Eksportet e produkteve bujqësore zunë rreth 34% të totalit të eksporteve shqiptare, duke përfshirë këtu prodhimet bujqësore, blegtorale e agroindustriale. Vlera e eksporteve bujqësore shqiptare gjatë 9-mujorit 2011, arriti 8.3 miliardë lekë, me një rritje prej 29%, në krahasim me vitin 2010, bënë të ditur burime nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.Sipas këtyre burimeve, peshën më të madhe në këto eksporte e zunë kulturat bimore, duke shënuar gjatë vitit 2011 shifrën rekord të rritjes prej 33% kundrejt të njëjtës periudhë një vit më parë. Ekspertë e statistikave në MBUMK shpjegojnë se në strukturën e produkteve gjatë 2011, me rritjen më të ndjeshme të eksporteve, janë patatet, perimet, bimët medicinale, frutat, etj. Eksporti i patateve u rrit 6.6 herë dhe në vlerë 5.8 herë më shumë se në 9-mujorin 2010. Perimet u rritën 2 herë në sasi dhe 2,5 herë në vlerë, bimët medicinale u rritën me 27% në vlerë dhe sasi dhe eksporti i frutave shënoi një rritje prej 2.9%, duke arritur 953 ton produkte, krahasur me 330 ton në 9-mujorin e 2010, me një rritje me në vlerë prej 89%.
Eksportet blegtorale zunë 13% të totalit të eksporteve bujqësore
Mbështetja e fermerëve me subvencione dhe rikthimi i traditës për mbarështimin e kafshëve blegtorale, kryesisht në zonat malore të vendit, ka risjellë në realitet kohën kur prodhimi blegtoral vendas, jo vetëm plotësonte kërkesat e tregut, por edhe eksportin e tyre. Madje viti që lamë pas, shënoi edhe rritjen e eksporteve blegtorale në vlerë me rreth 38% më shumë se në vitin 2010. Sipas statistikave të dikasterit të Bujqësisë, rritjen më të ndjeshme në vlerë e paraqet zëri produkte mishi, (të brendshme, stomaqe kafshësh blegtorale), të cilat u rritën në sasi me rreth 2 herë dhe në vlerë me rreth 77%. Çezar Agimi, specialist në drejtorinë e Ekstensonit në MBUMK, duke argumentuar pozicionimin e eksporteve blegtorale ne 13% të totalit të eksporteve bujqësore, shprehet se “filozofia e skemave mbështetëse në disa prej prioriteteve kryesore të zhvillimit të blegtorisë që janë, zhvillimi i fermës blegtorale për treg, rritja e numrit të krerëve në shkallë vendi , mbështetja e racave autoktone, po jep rezultatet e konsolidimit të blegtorisë, si një nga degët bazë të zhvillimit të bujqësisë në përgjithësi”.
Duke iu referuar peshës specifike dhe sasisë së importeve blegtorale, kryesisht mishit, sot për sot, thotë Agimi, mbështetja do të ishte më shumë efektive vetëm te gjedhi dhe të imtat (dhen e dhi).
Sipas tij, shpërndarja e investimeve në shumë skema e në disa lloje të blegtorisë ul efektivitetin e tyre, duke e bërë të pandjeshëm fondin e përdorur. “Planifikimi në këtë mënyrë do të na lejojë së pari që skemat e nisura, veçanërisht në lopë, të kenë kohën e nevojshme minimale për të dhënë efektet e tyre, të cilat duken se kanë qenë pozitive”, thekson eksperti Agimi.
Eksportet agroindustriale u rritën me rreth 24%
Eksportet shqiptare të industrisë agropërpunuese drejt tregjeve të huaja zunë rreth 53% të totalit të eksporteve bujqësore, duke shënuar një rritje prej 24% më shumë se vitin e kaluar. Ministria e Bujqësisë bën të ditur se volumi i eksportit të peshkut të konservuar dhe acugeve u rrit me rreth 17% .Ndërsa eksporti në vlerë i këtij produkti u rrit me rreth 12%, duke zënë kështu një peshë kryesore në eksportet e agroindustrisë shqiptare. Në kushtet e zbatimit të tregtisë së lirë me BE-në si dhe marrëveshjes “CEFTA” për vendet e rajonit të Europës Juglindore, mundësia e zhvillimit të industrive agroindustriale vazhdon të jetë e lartë për Shqipërinë.Specialistët vlerësojnë se në këtë sektor ekziston perspektiva e rritjes së tij. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj, thotë se “sipërmarrësit e këtij sektori tashmë kanë rritur kapitalet e tyre dhe po zgjerojne aktivitetin me linja dhe teknologji te reja, veçanërisht në përpunimin e produkteve bujqësore dhe të frutave, të qumështit, të vezeve, pijeve dhe prodhimit te mishit “. Megjithatë, terësia e tregut në vend nuk shkon më shumë se plotesimi i kerkesave (te tregut) ne masen 25 për qind, sepse pjesa tjeter, 75 për qind, janë importe. Në Shqipëri numërohen zyrtarisht 2900 fabrika dhe linja të përpunimit të kësaj industrie, pjesa dërrmuese e së cilave janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Përpunimi i prodhimeve dhe artikujve agroindustriale vjen nga sektori blegtoral, vreshtaria dhe pemetaria. Lenda e pare kryesisht vjen nga importi, gjë qe ka ndikuar, sipas tij edhe ne rritjen e çmimeve.
Importet bujqësore shënojnë rritjen më ulët se në 5 vitet e fundit
Ministria e Bujqësisë konfirmon se importet bujqësore për 9-mujorin e vitit 2011 u rritën me 8%, kundrejt vitit 2010, duke shënuar rritjen më të ulët në 5 vitet e fundit. Sipas statistikave të MBUMK-së, importet u ulën me 16% për patatet, 35% për perimet dhe 13% për frutat. Për treguesin e importeve blegtorale, që zë 10.6% të totalit të importeve, rënie me 41% shënon importi i mishit dhe mishi i shpendëve u ul me 19%. Ndërsa importet u rritën për kulturat bimore me rreth 17%, ku vend kryesor zuri importi i grurit me rreth 12 % më shumë në sasi dhe 58 % në vlerë, kundrejt një viti më parë. Sipas MBUMK-së, importi i produkteve bujqësore zuri rreth 27% të totalit të importeve dhe 61,8% zuri importi i prodhime agroindustriale.
GJENDJA E BUJQESISE NE VEND
Pas një kooperativizimi të tejskajshëm për afro 50 vjet me radhë, toka dhe ferma shqiptare e pas viteve ’90 u fragmentizua, duke kaluar kështu nga një ekstrem në tjetrin. Në Shqipëri ka rreth 350 mijë hektarë fermëbujqësore ku ferma bujqsore mesatare është e përmasave 1.2 hektarë. Edhe kjo sipërfaqe është e parcelizuar në 3 - 4 pjesë, sepse një fermer nuk e ka tokën e tij në të njëjtën zonë. Një copëzim i niveleve të tilla ka ulur nivelin e prodhimit, megjithatë bujqësia shqiptare jep më shumë se një të pestën e Prodhimit të Përgjithshëm në Vend (GDP) dhe ka mbi 750 mijë të punësuar.
Në krahasim me fusha të tjera të ekonomisë, në bujqësi edhe investimet publike janë më të pakta. Të gjitha këto arsye së bashku bëjnë që të mbetet raporti eksport/import negativ, që paraqitet në nivelin 1 me 7.
Vetëm importet e frutave dhe perimeve arrijnë në vlerët e 500 milion dollarëve në vit. Por cila është pesha e bujqësisë në jetën e shqiptarëve? Të dhënat e INSTAT, tregojnë se “ 47.5 % e të ardhurave që realizonte një familje shqiptare, shkojnë për ushqim. Kjo tregon se çfarë rëndësie ka ky sektor në jetën e përditshme.
Ahmet Osja, një nga ekspertët e fushës së bujqësisë, thotë se, për shqiptarët rëndësia e ushqimit qëndron në faktin e përdorimit të prodhimeve të pastra biologjikisht. “Ne jemi mësuar që gjithë jetën, jemi ushqyer me prodhime biologjikisht të pastra, pasi nuk kemi pasur përdorim të kimikateve. Në rrethanat e sotme, kur pothuajse 90% e bujqësisë shqiptare është “BIO” duhen ndërtuar struktura të tilla që të promovojnë dhe mbrojnë prodhimin bujqësor të vendit”, thotë ai.
Osja apelon se, nuk ka pse një ambient tregtimi të pëlqejë më mirë prodhimet që vijnë nga jashtë se sa ato të vendit. Të gjithë ne duhet të promovojmë produktet e traditës shqiptare, thotë ai.Zhvillimi rural, nënkupton zhvillimin nga i cili përfiton populli dhe ka një përmirësim të qëndrueshëm të standardeve të jetesës apo mirëqënies së popullsisë.
PERPJEKJET E FERMEREVE NE JUG TE VENDIT PER TU ORIENTUAR DREJT TREGUT
Prodhimet bujqësore në rrethin e Korçës kërkojnë treg-
Dhjetra fermerë të komunës Vreshtas në rrethin e Korçës janë ndeshur me problemin e pamundësisë për të shitur prodhimet e tyre bujqësore. Ata pohojnë se aktualisht në magazinat private të kësaj komune ndodhen mijra tonë prodhime, por tregu për shitjen e tyre nuk ekziston. Kjo gjë, shpjeguan ata, po u krijon vështirësi serioze ekonomike dhe financiare. Nëse kjo situatë do të vijojë edhe në javët e ardhshme, theksuan ata, një pjesë e mallit do të prishet nga kalbja. Prodhimet që nuk po gjejnë treg janë të shumta, por banorët e komunës Vreshta shqetësimin më të madh e kanë të mungesa e tregut të mollës. Vetëm në këtë komunë ka rreth 150 mijë tonë mollë, theksuan ata. Sipas tyre, shitja e prodhimeve bujqësore u bë edhe më e vështirë veçanërisht nga importimi i mallrave që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia. Për këtë arsye, ata kërkuan që qeveria të marrë masat e duhura, me qëllim që ky problem të gjejë rrugën e zgjidhjes sa më parë që të jetë e mundur.
Takimi i inicur nga Ministria e Bujqësisë, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Unioni i Tregtarëve Agroushqimorë, menjëherë pas kërkesës së fermerëve korçarë, për vështirësi në tregtimin e prodhimeve bujqësore, bëri që palët të angazhuan në rritjen e kapaciteteve tregtuese të këtyre produkteve në kryeqytet dhe në ruajtjen e cilësisë me një çmim më të ulët.
Korçë: Fermerët mbështeten për prodhimin e elbitPrej disa vitesh, Qendra e Transferimit te Teknologjive Bujqesore ne Rajonin e Korces, ka nisur disa eksperimente per kerkimin dhe testimin e kultivareve te elbit distik vjeshtor. Sipas specialistit te kesaj kulture ne kete institucion, Demir Areza, ne studim jane perfshire 6 kultivare me cilesi te larta te materialit gjenetik dhe me parametra fiziko-kimike te pranueshem per industrine perpunuese. Ne Rajonin e Korces kultivohen mbi 2600 hektare me elb dhe duke patur parasysh kerkesat e tregut synimi eshte qe siperfaqja e kesaj bime te arrije te kultivohet ne mbi 5000 hektare. Megjithate, nga industria e birres ne Shqipëri nuk eshte terhequr deri me sot prodhim nga fermeret korcare edhe pse cmimet e elbit per industri dhe koncentrate variojne nga 35 deri 45 leke per kilogram.
Devoll/ Fermerët përfitojnë nga fondet e buxhetit të shtetit për pemëtarinë
Prej vitit 2007, buxheti i shtetit nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë është duke mbështetur prodhimin bujqësor e blegtoral me fonde të vazhdueshme financiare.
Përfitimi realizohet nga skemat e mbështetjes që aplikojnë fermerët, sipas drejtimit të prodhimit, apo zbatimit të teknologjive të përparuara në bujqësi.
Kështu edhe në rrethin e Devollit për vitin 2011, sipas Sabri Turabi, Drejtor i Bujqësisë Ushqimit e Mbrojtjes së Konsumatorit, në këtë rreth kanë përfituar subvencione nga qeveria nëpërmjet skemave mbështetëse për pemëtarinë 125 fermerë individualë, nga 135 që aplikuan gjithsej për mbjelljen e 30.550 rrënjëve drufrutorë në një sipërfaqe prej 50 ha, tokë në pronësi dhe me varitete në përputhje me studimin rajonal për zhvillimin e frutikulturës e vitikulturës.
Sipërfaqja minimale nga ana e fermerëve ishte jo më pak se dy dynym dhe u mbollën me drufrutorë, mbi 18 ha mollë, 5 ha me qershi, mbi 3 ha kumbulla, rreth 3 ha vreshtë dhe mbi 18 ha arra e 6 ha me lajthi. Vlera e subvencionit nga ana e shtetit ishte 15 milionë lekë.
Gjirokastër:
Prodhimet BIO, sfidë për përballimin e konkurencës Vetem prodhimet Bio do te bejne te mundur perballjen me tregun e jashtem dhe konkurimin me prodhimet tij ne Shqipëri. Keshtu deklaron Foto Zera, specialist ne drejtorine e bujqesise ne Gjirokaster, duke shtuar se ne kushtet e ekononmise se tregut te gjithe prodhuesit jane te intresuar te prodhojne me kosto sa me te ulet dhe te shesin me cmim sa me te larte.
“Ne kete kendveshtrim, prodhuesit greke apo edhe me gjere, qe sjellim produkte nermjet Kakavijes e qe jane “kercenim” per fermeret ne jug, nuk mund te bllokohen me ligje vetem e vetem se duhet favorizuar prodhimi vendas, por vetem me konkurence dhe cilesi. Duke ditur se fermeri yne nuk ka teknologji te nivelit europian, apo edhe baze materiale dhe specialiste te kesaj shkalle, te vetmet “arme” per te konkuruar jane prodhimet Bio, te cilat preferohen me shume se prodhimet qe sillen nga jashte vendit”, sqaron Zera.
Ai pohon gjithashtu se domatja, speci, por edhe neproduktet e qumeshtit, kane epersi te dukshme ne treg ndaj atyre qe sillen nga Greqia apo shtete te tjera, prandaj ky prodhim duhet te marre nxitje dhe zhvillim.
Vlorë: Drithërat e bukës, dyfishohet prodhimi i grurit në 3 vjet
Gjatë 3 viteve të fundit prodhimi i drithrave të bukës, veçanërisht ai i grurit, në rrethin e Vlorës, ka shënuar një rritje të ndjeshme
Kështu, gjatë vitit 2011, në këtë rreth u prodhuan gjithsej 16110 tonë drithra, nga të cilat pjesën më të madhe e zinin gruri dhe misri, respektivisht me 9410 dhe 5100 tonë, ndërkohë që në vitin 2008 sasia e përgjithshme e grurit arriti në 6100 tonë.
Në një analizë më të detajuar, krahasuar me vitin 2008, prodhimi i grurit pothuajse është dyfishuar, çka është rrjedhojë e rritjes së interesit të fermerëve për këtë kulturë bujqësore.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Hysni Sharra, tha për ATSH-në se “gjatë vitit 2011 në rrethin e Vlorës u mbollën gjithsej 3886 hektarë me drithra, nga të cilat 2091 hektarë me grurë, 930 hektarë me misër dhe pjesa tjetër me kultura të tjera nga kjo familje. Kjo u shoqërua edhe me rritje të konsiderueshme të rendimentit, nga të cilat prodhimi i grurit shënoi një tregues mesatar prej 45 kv/ha, ndërsa ai i misrit 54.8 kv/ha”.
Në total, në shkallë qarku, duke përfshirë edhe rrethet Sarandë e Delvinë, u mbollën 6349 hektarë me drithra buke, kryesisht me grurë dhe misër, me një sasi të përgjithshme prej 43091 tonë, nga të cilat 9957 tonë grurë. Për vitin 2011 granti i qeverisë për sektorin e bujqësisë, në Qarkun e Vlorës ishte 91 milionë lekë, ose dy herë më shumë krahasuar me vitin 2007.
Profil/ Vlore: Fermeri Kleanthi Zeka, nga dritherat tek parcelat me peme frutore9 vjet më parë, fermeri Kleanthi Zeka, nga fshati Xhyherinë në komunën Qendër në Vlorë, vendosi të ndryshonte strukturën e ekonomisë së vet bujqësore. Kishte përfituar 4.5 dynymë tokë nga ndarja e ish- NB Ullishte dhe kjo ishte gjithçka trashëgoi për familjen e vet të përbërë nga 5 anëtarë.
Deri në vitin 2004, në tokën e vet kultivonte kryesisht drithra, grurë e misër dhe më pak foragjere si jonxha. Në tërësi të ardhurat nuk mjaftonin për të përballuar as 50 për qind të nevojave për jetesë. Prandaj dhe detyrohej të bënte edhe punë të tjera, që herë i gjente dhe herë jo.
Pasi u konsultua me specialistë, bëri llogaritë dhe vendosi që sipërfaqen e tokës arë, ta kthente në pemëtore. Disa kursime i mjaftuan të fillonte punën, duke e nisur me kultivimin e fidanave të pjeshkëve e nektarinave. Më pas, strukturën e plotësoi edhe me pemë të tjera, si hurma, qershi, dardhë.
Sot, parcela e tij dallon aty buzë rrugës së sapoasfaltuar që lidh fshatin e tij me Vlorën. “Marr një prodhim të konsiderueshëm që e tregtoj në Vlorë”, thotë 53 vjeçari Kleanthi Zeka. Duke bërë llogaritë, ai thekson se, nga parcela e tij siguron të ardhura vjetore mesatare që kapin vlerën e rreth 4 milionë lekëve (të vjetra).
Nuk është ndonjë shumë e madhe, por as e vogël nuk mund të quhet. Me standardin dhe çmimet e fshatit, kjo është një ardhur e konsiderueshme. “Është një lloj sikur të kisha një pagë mesatare mujore prej 350 mijë lekësh (të vjetra) po të isha në një punë shteti”, thotë Kleanthi, aty në mes të parcelës së tij të mbjellë me pemë frutore.
Megjithatë, të ardhurat që siguron nga parcela e vet, ndonëse janë ku e ku më të larta, se ato që merrte deri 9 vjet më parë, sërish nuk i mjaftojnë për të përballuar nevojat e përditshme. Jeta sjell edhe të papritura, ndërkohë që edhe gëzimet kanë nevojë për paranë. Sepse duhet të shtrosh një darkë, apo një drekë. Duhet të presësh miq, që vijnë në raste të caktuara. Këto kërkojnë shpenzime shtesë. Për të mos folur për disa shpenzime të tjera që duhen bërë për të transportuar prodhimin në Vlorë. “Benzi” i tij i vjetër ka nevojë për karburant, por edhe për ndonjë riparim të vogël.
“Sepse është makinë 25 vjeçare”, thotë Kleanthi. E, të gjitha këto, duan lekë. Por, para kërkojnë edhe disa shërbime që duhen bërë ndaj pemëve. Sepse ndodhin edhe të prapritura. Ja, pak javë më parë, në masën e nektarinave dhe të pjeshkëve ra një sëmundje që fermerët e emërtojnë “morri”.
Kjo sëmundje shfaqet në formën e pikëzave të zeza, që shfaqen gjithandej mbi trungun, në degët dhe gjethet e pemëve, duke i masakruar ato. “Na ka shkaktuar dëme të mëdha, aq sa nuk e mendonim”, thotë 53 vjeçari, duke na treguar gjurmët e sëmundjes që shfaqet dukshëm dhe dallohet edhe me një sy të zakonshëm.
Për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm dhe shkatërrimin e plotë të pjeshkëve dhe nektarinave, ai vendosi t’i krasiste pemët deri pranë trungut. Ishte një operacion me kosto jo vetëm për të tashmen por edhe për gjithë vitin në vazhdim. Nga kjo, ai rrezikon të mos marrë prodhim gjatë këtij viti, sepse rikuperimi është i ngadaltë, por, ama, shpëton “plantacionin” nga shkatërrimi i sigurtë.
“Të gjitha këto kanë një kosto financiare, që do të thotë se unë gjatë këtij viti nuk do të siguroj të ardhura, ndërkohë që edhe kam shpenzuar për shërbimet që kam bërë”, thotë fermeri. Për të përballuar këtë humbje, ai ka kërkuar ndihmën e bashkëfshatarëve, sigurisht atyre që janë në gjendje më të mirë, që kanë edhe ndonjë burim të ardhurash shtesë, nga fëmijët që kanë në emigracion. Është një borxh që ai, do ta kthejë në një moment të caktuar, ndërkohë që mund të ishte zgjidhur edhe ndryshe.
“Këtu duhej të ishte ndihma e shtetit, që na mungon”, shprehet 53 vjeçari Zeka. Ai mendon se, mbështetja me kredi me kushte lehtësuese për fermerët, do të ishte një ndihmë mjaft e madhe për ta. I është drejtuar ndonjë banke, apo ndonjë prej shoqatave që ofrojnë mbështetje financiare me interesa të caktuara në përqindje, por, ato i janë dukur të larta dhe pa leverdi. Prandaj, ka vendosur ta zgjidhë “fshaçe”. Por, nuk mjafton kjo.
Të gjitha punët që lidhen me tokën dhe administrimin e ekonomisë, ai duhet t’i bëjë vetë. Madje edhe nën qesëndisjen e disa njerëzve, bashkëfshatarë të tij, që teksa e shohin të punojë me orë të tëra, nënqeshin nën buzë. Janë ata, që e kanë zgjidhur në një farë mënyre ekonominë e tyre, duke ju gëzuar parave që u dërgojnë djemtë nga emigracioni dhe duke i lënë tokat e tyre djerrë.
“Sepse, tek një pjesë e njerëzve ka rënë dëshira për të punuar. U mjaftojnë ato lekë që u vijnë nga fëmijët e tyre që u bie “bretku” në Itali e Greqi dhe kënaqen. Por, do ta kuptojnë një ditë se çfarë po i bëjnë vetes këta njerëz, apo ata të rinj që preferojnë të rrinë gjithë ditën e të “vrasin” kohën duke shkuar me veturë në Vlorë dhe duke lënë toka të tëra pa punuar”, tregon fermeri i pasionuar, teksa heq një degëz, në një nga pemët e nektarinave me kurorën e krasitur.
Fier: Fermerët, çmimi i karburantit dhe imputeve i lartëSerat, kjo industri moderne e kultivimit të kulturave bujqësore, kane pushtuar territorin fushor të Myzeqesë. Në pafundësinë e fushave, pranë qëndrave të banimit apo arterieve të rrugëve nacionale dhe atyre rurale, peisazhi dominohet nga serat e shumta. Kjo eksperiencë e re, masivet vetëm në dekadën e fundit, reflekton jo vetëm punën, përkushtimin, por edhe aftësinë dhe profesionalizmin e fermerit shqiptar, për të adoptuar praktikat dhe eksperiencat bashkëkohore të rritjes së prodhimit.
“Serat më kanë bërë të jem dikushi, këtu në vëndin tim, jo në Greqi, pasi “skllav”pune do të kisha mbetur gjithë jetën”, tregon Ylli Lika, një fermer nga fshati Petovë, 5 km në veri të qytetit të Fierit. Lika, pasi punoi për afro një dekadë në shtetin grek në sektorin e bujqësisë, para 5 vjetësh u kthye në vëndlindje, duke investuar në ngritjen e serave.
“Kam ndërtuar 5000 m2 sera, duke mbjellë kryesisht perime. Jam shumë i kënaqur me prodhimin dhe fitimin, i cili më bëri nga punetor në pronar. E nisa nga hici (në bazë të përvojës dhe eksperiencës së fermerëve greke) dhe sot kam 2 makina pune, traktor, makineritë e nevojshme bujqësore, si dhe 10 të punësuar”, tregon ai. Pavarësisht fitimit, i cili sipas tij, është një e vërtetë e pamohueshme, gjë që reflektohet edhe te sipërfaqa e kultivuar me sera dhe synimi për t’i shtuar, fermeri po ballafaqohet me disa barriera artificiale, të cilat ulin prodhimin dhe interesin e per shtimin e investimeve.
“Cmimi i karburanteve dhe imputeve bujqësore është shumë i lartë, ndoshta abuziv. Mendoj se këto cmime duhen parë nga qeveria dhe të gjendet një zgjidhje, jo thjesht për interesat ekonomike të fermerëve, por si një nga rrugët që do të favorizojë të gjitha grupet e interesit, prodhuesin, tregtarin, konsumatorin”, thote Ylli.
Fier: Bujqësia, “peng” i copëzimit në ngastra, konflikteve të pronësisë dhe mungesës së marketingut
Bujqësia, dikur sektori më prioritar dhe baza e zhvillimit ekonomik, ka mbetur peng i një sërë abuzimesh, që lidhen me mosrespektimin e ligjit për ndarjen e tokës bujqësore, copëzimit të tokës ngastra-ngastra, marketingut të dobët dhe mungesës së kontratave paraprake mes agrobiznesit dhe fermerëve.
“Gabimet dhe abuzimet e shumta të ish komisioneve të ndarjes së tokës bujqësore kanë mbetur edhe sot si “ferrë” nëpër këmbët e fermerëve,duke gjeneruar konflikte të shumta pronësie mes tyre”, tha Drejtori i DRBUMK-së, Fier, Frederik Çuko.
Rruga, vijon ai, për ndryshimin e imazhit të bujqësisë dhe krijimin e modelit të bujqësisë moderrne,shkon nëpërmjet bashkimit të fermerëve,zhdukjen e gardheve dhe kufijve që e ndajnë tokën copa-copa.
Drejtori i DRBUMK-së, Fier, Çuko u shpreh se, “në Shqipëri është ndarë rreth 700.000 ha tokë.Kjo sipërfaqe është përfituar nga rreth 300.000 fermerë, të cilët e kanë ndarë këtë sipërfaqe copë-copë, në rreth 2.000.000 ngastra, gjë që pengon futjen e mekanizmit, përqëndrimin e prodhimit dhe sjellë asfiksinë e agrobiznesit”.
Fermeri, Myslym Kërçani, u shpreh se, “nuk ka një treg stabël dhe si rrjedhojë nuk e kemi të garantuar shitjen e prodhimit, megjithëse ato janë bio, pa stimulant hormonal. Plehrat, helmet dhe karburanti janë pak të shtrenjta dhe ndoshta çmimet e tyre duhen shikuar më mirë”.
Ai pohon se, tashmë është konsoliduar mendimi i fermerëve dhe i specialistëve se, çelsi i suksesit të zhvillimit të bujqësisë është bashkimi vullnetar i fermerëve në ferma private.
Vetëm kështu planifikohet prodhimi i përqendruar, i hapet rruga agrobiznesit, marketingut dhe marrëdhënieve kontratuale paraprake mes fermerëve, tregtarëve dhe kompanive eksportuese.
“Kooperimi me vendet perëndimore nëpërmjet rritjes së shkallës së bashkëpunimit, kontratave, shkëmbimit të përvojave dhe eksperiencave, importimi i mjeteve dhe makinerive bujqësore, zhvillimi i agrobiznesit, rritja e shkallës së eksportit, krijimi i bankave bujqësore janë një sërë hallkash që do ta transformojnë plotësisht bujqësinë tonë në moderne e bashkëkohore”, tha Çuko TRT

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: BUJQËSIA, NJË NGA SEKTORËT KRYESOR TË EKONOMISË SHQIPTARE
Thu 29 Mar 2012 - 17:08
Fushat e Gjirokastres dhe te Sarandes qe kam pare, jane te shkretuara!!!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi