Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Komisioni i ekonomisë miraton ndryshimet në ligj për akcizat Empty Komisioni i ekonomisë miraton ndryshimet në ligj për akcizat

Tue 10 Apr 2012 - 18:15
Komisioni i ekonomisë miraton ndryshimet në ligj për akcizat Alfred-Rushaj-MF-fTiranë – Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të hënën ndryshimet në ligjin për Akcizat, të cilat kalojnë administrimin e kësaj takse nën juridiksionin e Administratës Doganore. Taksa e Akcizës deri tani është administruar nga Administrata Tatimore.
Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, tha se ndryshimet në ligjin “Për akcizat” synojnë uljen e evazionit fiskal dhe vendosjen e biznesit në një fazë të re të konkurrueshmërisë.
“Sot administrimi i akcizës bëhet nga administrata doganore për mallrat e importit dhe nga administrata tatimore për mallrat e akcizës që prodhohen në vend. Do të jetë një administratë ajo që do të administrojë akcizën, që do të jetë administrata doganore”, tha më tej zv/ministri Rushaj.
Sipas tij, një administrim i tillë do të bënte të mundur mbylljen e ciklit, duke minimizuar çdo mundësi për evazion fiskal.
Ai shtoi se administrata doganore ka një eksperiencë të mirë në menaxhimin e mallrave të akcizës, veçanërisht për mallrat e regjimit të pezullimit tatimor fiskal.
“Një pjesë e mirë e mallrave të akcizës që prodhohen në vendin tonë, lëndët e para i marrin nga importi. Atëherë mbyllja e këtij cikli, pra ndjekja që nga momenti kur një lëndë përdoret për të prodhuar një mall akcize, ndjekja e ciklit të prodhimit, deri të cikli i hedhjes në treg dhe pasja në një dorë të vetme e gjithë këtij procesi bën të mundur që lufta ndaj çdo lloj evazioni të ishte në nivelin më të lartë, çka do të sillte, jo vetëm të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit, si pasojë e luftës ndaj evazionit, por mbi të gjitha do të vendoste në një fazë të re të konkurrueshmërisë të operatorëve në treg”, tha zv/ministri i Financave.
P/ligji, shpjegoi më tej Rushaj, parashikon një platformë të re, që do të thotë që të gjithë operatorët në treg, të pajisur me magazina fiskale, do të kenë një modul elektronik, në të cilin do të mund të pasqyrojnë të gjitha lëvizjet për mallrat e akcizës. Ky modul, sipas Rushajt, do të llogarisë detyrimet dhe do të pasqyrojë edhe vjeljen e detyrimeve eventuale.
Deputetë të opozitës kundërshtuan p/ligjin, duke u shprehur skeptik për territorin të cilin do të administrojë administrata doganore.lajme shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi